64x64
Sovran Hoti
Mysafir i paftuar në zemrën e secilit!
18 Tetor 2018 · 2 min lexim

Në Epshin Tënd

Në Epshin Tënd

Në epshin tënd

Egoizmi im ushqehet

Pasioni m’thehet

Nga shikimi yt

Fytyra më zbehet


Zemra nxiton

T’i kap rrahjet e saj

Shpirti më vlon

Kur dorën ta mbaj


Përqafimi

Ball për ball

Faqja ime prek tënden

E digjet me mall


Si pasqyrë para teje

Më në fund

Djajtë tanë marrin frymë

Nuk frigohen nga njëri-tjetri

Akullin me prekje e thymë


Flutura në stomak

Kur puthja ime

Nxerr buzëqeshjen tënde në pah

E mua më vjen ta përsëris atë tërë jetën

Oh zemra pa ndal më rrah


Qeshim si dy fëmijë

E na guduliset shpirti

Pikëllimet kur jemi bashkë s’kanë vend

Me ty përgjithmonë unë jam i ri


Ne lotëve u japim kuptim plotësisht tjetër

Ato më nuk i takojnë pikëllimit

Janë lotë të shpirtrave t’gëzuar

Nga dashuria jonë e vjetër


Kapma këmishën e më ngreh

Më ço tek tempulli yt

Dërgomë tek shpirti yt i fshehur

Tek bota jote të gjej strehë


Sa shumë i dua faqet e tua

Kur zgjerohen kur ti qesh

E sytë shkaku im t’u lumturuan

Gardën time mua ma zhvezh


Fryma m’ndalet

E fryma jote më mbush frymë

E unë frymën time ta fal ty

Njëri-tjetrin ne mbajmë gjallë!


Sovran Hoti.


Sovran Hoti
Mysafir i paftuar në zemrën e secilit!

Gjithashtu lexoni


0 komente