Natën, natyra flet me heshtjen e saj.
Natën, zjarri i dëshirave pëlcet si vullkan.
Natën, shpirti vuan nga dhimbjet e ditës.
Natën, dashuria për njerëzit shtohet.
Natën, të gjithë janë të mirë(derisa të zgjohen).
Natën, gënjeshtrat kërcejnë si kupat.
Natën, njeriu vetëvritet.
Natën, absurditeti i jetës kuptohet më mirë.
Natën, Zoti dhe Djalli ndeshen për kontrollin e njeriut.
Natën, të paktën natën mendojmë.