Përderisa jom hala në Kosovë, dmth që hala kom shpresë. Shpresë jo qe ka me u bo mirë, po kemi na me bo ma mirë…
N’Kosovë sa ma pak që din, qaq ma mirë i ki punët.
N’Kosovë sa ma pak që fol për drejtësi, qaq ma shumë t’dojnë.
N’Kosovë sa ma pak që punon, qaq ma i fortë je.
N’Kosovë sa ma pak që lexon, ma normal je.
N’Kosovë sa ma shumë që e ulë kryt e hesht, qaq ma shumë t’afrojnë…normal met drejtu ka t’dojnë.
N’Kosovë sa ma pak që jep mendime tuat, qaq ma i pranushëm je.
N’Kosovë mjafton me shit mend, edhe kur ski hiq.
Kosova në krejt këto është përditëshmëria jonë.
Thojnë që “Bota nuk shkatërrohet prej atyre që bëjnë keq, por prej atyne që shohin që është keq e nuk ndërmarrin diçka”
Ata/Ato që shiten për nji punë, karrierë, emër, pushtet ju uroj jetë te gjatë, se janë shembulli ma i mirë i cili nuk duhet me u ndjek.