E prishtë është stina.
Mbrenda 86400 sekondave
Ndërrohen ma tepër se 4 të tilla.
Ska faj Prishtina që është e prishtë,
Veç e dashuron diellin
Përkundrazi, është e brishtë ...
Dielli nuk e llaston Prishtinën
Por e lë ne ankth të presë.
Fronin Hyjnesha e abdikoi
Dikujt tjetër do ja lëshojë
Vetëm të ngrohet në rreze kërkon
Po, për të Ai është ma shumë se një Yll.
Më tha Prishtina
Herën tjetër me Diellin kur të jem
Nga bota do e fsheh
E vetëm për mua të rrezatojë...
Ke luajtur nga mëndja,
Ka plot yje të tjerë
Vallë ç'të fiksoi me këtë të lumin diell ?
I yti është gjatë gjithë verës
Ç'të duhet vallë në çdo stinë ?
Ma injoroi si zakonisht mendimin.
Kokëfortë je Prishtinë !
Ku merr vesh ti nga dashuria . . .
Unë kam bërë master në këtë shkencë,
Hiqju Diellit, dhe na i mbush kupat me verë.
Një violinë dhe asgjë më s'na nevoitet ...
Festuam vetminë,
Dolli ngritëm për të Vivaldit stinë !
E unë ?
Për trup ia thyeja gotat një pas një tavolinës.
Ç'të të them tjetër ?!
Më mungon si dielli Prishtinës.
*Ndjenje n'Kornize*
#FluMus
Photography: Albion Krasniqi
CEO - Ndjenje n'Kornize *Juriste e diplomuar BA/MA; Autore e "Na dy", "Pertej Lajthitjes", "Andje"; Perkthyese Freelance ALB/MNE/ENG.