Ulqini është si ai fëmija që mbanë nënën përdore dhe pa lejen e saj s´largohet dot.
Ai është adoleshenti që thyen rregullat dhe deri në orët e vona bredh rrugëve të veta. Unik është Ai Ujk Deti Ulqini ilir.
S´të nis kurrë duarbosh rri me shportën miqësore të stërmbushur me sinqeritet e mirësi. Ulqini është nikoqir i dashuruar në sytë e romancierëve që brigjeve të tij humbën dhe rigjetën dashuritë.
Ai është dëshmitar i shumë mesazheve dërguar fshehtas në shishe të lëshuara në det përcjellur nga dallgët-të bijat e tij për në një qytet tjetër -te tjetër vëlla ilir.
Ulqini është mall i gjyshërve për nipat në mërgim është loti i jetimit që jeton me mallin për nënën.
Jeton në çdo shpirt njeriu -çdo shpirt njeriu jeton në Ulqin I moçëm sa vetë jeta... Rrokullisen bedenave të tij kujtimet e Servantesit dhe Dulcineas Ulqini përkëdhel Ranën dhe marrëzitë rinore i humb me natën.
Mëngjesi ia fsheh të gjitha.
Ulqini ta shtron në pjatë qefullin lazdrak kurse eh Buna fsheh në trekëndëshin e vet natyrën tërheqëse femërore.
Ai luan domino me gjyshat për më të vegjëlit është djepi që i përkund e rimëkëmb.
Ahh i tillë është Ulqini.
Jeta është Ai.
Ulqini është vetë jeta.
Flutur Mustafa
2016
Photo: Edin Sarvan
CEO - Ndjenje n'Kornize *Juriste e diplomuar BA/MA; Autore e "Na dy", "Pertej Lajthitjes", "Andje"; Perkthyese Freelance ALB/MNE/ENG.