64x64
Sovran Hoti
Mysafir i paftuar në zemrën e secilit!
19 Tetor 2018 · 2 min lexim

Mos Më Harro

Mos Më Harro

Sa isha gjallë nuk më deshën

Më nënçmuan e injoruan

Nuk e dijtën sa isha i vlefshëm

Ndër turma më harruan


Andaj mos më harro

Ti lexuesi im i çmueshëm

Dije se njëherë e një kohë

Unë kam ekzistuar


Se këmba ime shkeli në kët` tokë

Fjalët e mia, nga trazirat e jetës u inspiruan

Lexo në shkrimet e mia

Sa shumë kam dashuruar

Sa shumë i kam dhënë jetës

E jeta s'më dha asgjë mua


Kuptoje vuajtjen time

Se si shëtisja në vetmi

Në Prizren ecja me mall

Shko në ato rrugica të lutem

Kujtimin tim mbama gjallë


Ulu pranë lumit në Marash

Më imagjino duke ecur

Se si e doja natyrën

Më mbaj mend të buzëqeshur


Shko dhe aty ku dhashë shpirt

Aty ku unë jam tretur

Përqafoje vendin tim t'harruar

Aty ku vdiq poeti vdekur


Mos më harro të lutem

Hape librin që kam shkruar

Lexo rreshtat e mia

Që i shkrova i trazuar


E fol për mu e jetën time

Mos më lër të venitem

Se askush s'foli për mua sa mirrja frymë

Kujtimi im të më ndritet


Trego historinë time

Sa i varfër jashtë e sa i pasur isha brenda

Më mbaj mend, mos më harro të lutem

Nga jetë e pavdekshme të më gzohet` zemra!


Sovran Hoti. 


Sovran Hoti
Mysafir i paftuar në zemrën e secilit!

Gjithashtu lexoni


0 komente