Mos me harro kur gjumi para teje me zë.
as kur ta kthej shpinën kinse ne gjumë te thelle jam.
Mos me harro, mëngjeseve kur fle me nge
e ti zgjohesh me puth, ikën pa ma prishur andrrën, me le.
Mos më harro kur në gjoks tandin vendosi buzët
e jargët qe me rrjedhin natën, lagin lëkuren tende.
Mos më harro kur në përqafim tandin zgjohem
e trembem nga hijet e zeza qe shoh ne andërr.
Mos me harro gjate udhtimeve të puthjeve nepër trup
kur djerset na mbulojnë ballin prej ofshamave.
mos me harro kur çarçafët i ndërrojmë
as kur ne gjysme te natës endem pa gjumë, këmbëzbathur e në pizhama.
Mos më harro kur jashtë fryen ere
as kur tremben mos era të të marre,
mos më harro kur lakuriq të marr erë
as kur dorën ta shtrëngoj qe ankthi të largohet nder re.
CEO - Ndjenje n'Kornize *Juriste e diplomuar BA/MA; Autore e "Na dy", "Pertej Lajthitjes", "Andje"; Perkthyese Freelance ALB/MNE/ENG.