64x64
Sovran Hoti
Mysafir i paftuar në zemrën e secilit!
15 Tetor 2018 · 4 min lexim

Mos i dëgjofsh britmat e shpirtit tim

Mos i dëgjofsh britmat e shpirtit tim

Thonë më mirë do gjesh

Ka edhe më keq

Por un s'dua as më mirë

E as më keq

Un të desha ty


Gjithë vrapojnë

O pas karrierës

O pas diçkaje tjetër

E unë vrapova pas teje

Pa ndalur rreshturazi

Pa ty dhe lumturia të vajë në djall


Nuk dua parajsën

Nuk isha aq i mirë

Isha shok i mirë

Evlad i mirë

Njeri i mirë

Po jo aq i mirë

Sa ta fitoj zemrën tënde


S'bën punë qetësia

E kuptova se dashuria

S'ka të bëj fare

Me të merituarit e saj

Se nëse do ishte ashtu

Do ishe pranë meje


Le t'digjet bota

E t'më çmendet truri

Se ikja jote

Mori dhe bardhësinë time

La errësirën e dashurisë

Dashurisë së një anshme


As dhe djalli kur u përzu

Nuk ka mund ta ndijë

Shpirtin e trazuar

Që më la fjala jote

JO!


Ajo mendja jote

A rrotullohet nga unë

Aman mos t'bie ndërmend

Nëse un të sjell mërzi


Lumturia jote

Qoftë edhe në koston 

E fundit tim

Nuk dua të dëgjosh

Klithmat e plagëve të mia

Si këlysh i pambrojtur


E nuk dua t'shkaktoj vuajtje

T'paktën njëri nga ne

Të duhet nga një tjetër


E gjefsh një tjetër

Të ti puth sytë

E shtrëngon brendësinë

Me përqafimin e sigurisë

Se po edhe bota t'bie

Ne do vdesim bashkë


Se s'dua ta ndjesh kurrë

Se si ësht` me dasht

E mos me u dasht


Po un a s'meritova?

Qoftë dhe një grimcë?

Veç edhe një grimcë

Buzëqeshjeje

Që tjetërkujt ja dhe dhuratë

Çdo nat e bekove

Me praninë tënde

Në të tijën shtrat


Nëse s'ishte shkru t'jem bashkë

Pse kjo shpresë e madhe

Që t'më fundosë në vijim

Kush po luan me mua kshtu?


Po ç'po them kështu?

Duhet t'falenderohem dit e natë

Se po t'mos më thyeje ti

S'do dija kurrë dashurinë

E mjerë për at krijesë

Që se din si ësht`

Me dasht sikur unë

E me ndje

Si ndjenja që ti 

Ma dridh themelin e shpirtit


T'du bre

M'fal

E di premtova mos ta them

Ama t'du, ësht` krejt çka di

Pasi t'takova vetëm kët di ta bëj

E jam aktori më i mirë nga t'gjithë

Luajta pjesën më të madhe 

T'shtirem sikur nuk ia di për ty


Larg jetës tënde

Por gjithmonë afër zemrës

Një mendim i buzqeshjes tënde

Mjaft sa t'më mbajë gjallë

T'paça n'kujtime

E mos ndifsh për mu

Mos i ndëgjo britmat e shpirtit tim

Mos t'prishet lumturia jote

Se atëherë po që do t'marr fund

E do mallkoja veten!


Hallin tim do ja shpreh hënës

Pikëllimin fletës nën qirin e fundit

Vetminë errësirës n'dhomën time

Errësira do e fsheh dashurinë time për ty

Mërzinë në podrumin e ndërtesës braktisur

Do shkoj larg nga ky qytet

E dashninë time do ta ndijnë

Zogjtë e vetmuar në male

Kur e lëshoj fshehtazi vetëm me ofshamë


Larg prej botës, larg edhe prej vetes

Veç ti mos me i dëgju

Britmat e shpirtit tim

AH KY SHPIRTI IM!


Sovran Hoti.


Sovran Hoti
Mysafir i paftuar në zemrën e secilit!

Gjithashtu lexoni


0 komente