Në kohë shirash kur deti çohet peshë, mos i fol nuses së detarit.
Në kohë të vranëta kur vjeshta përpinë verën, mos i fol nuses së detarit.
Kur dritaren hap e çarçafët prej mallit shkund, mos i fol nuses së detarit.
As kur vala në breg peshkaxheshat lëkundë, mos i fol nuses së detarit.
Kur djepin e andrrës dora e saj e përkund, mos e pyet nusen e detarit.
Për punën e tij gjithë mund, mos e pyet nusen e detarit.
Për kthimin e tij, nisjen, ardhjen, shkuarjen, mos e pyet nusen e detarit.
CEO - Ndjenje n'Kornize *Juriste e diplomuar BA/MA; Autore e "Na dy", "Pertej Lajthitjes", "Andje"; Perkthyese Freelance ALB/MNE/ENG.