64x64
Mergim Cahani
Founder & CEO @ Gjirafa, Inc.
23 Shkurt 2020 · 9 min lexim

Mjaftueshëm e madhe sa për të qenë njëbrirësh(unicorn), intervistë me Mergim Cahanin themeluesin e kompanisë Gjirafa

Mjaftueshëm e madhe sa për të qenë njëbrirësh(unicorn), intervistë me Mergim Cahanin themeluesin e kompanisë Gjirafa

Shumica e themeluesve zgjedhin Silicon Valley për të filluar një kompani por ju filluat kompaninë tuaj në një dhomë konvikti në universitetin e Nju Jorkut dhe pastaj aplikuat në Startupyard, një akselerator në Pragë të Çekisë. Kjo duket si një metodë jo standarde për fillimin e një startupi. Pse?


Pothuajse çdo rrugë apo shumica e rrugëve që ndërmarrësit ndjekin për të ndërtuar kompani janë jo standarde. Por sidoqoftë për mua kishte më shumë kuptim ta ndiqja vizionin që kisha: të ndërtoj dhe të lehtësoj ekonominë e internetit në Ballkan. Për këtë arsye duhet të isha në këtë regjion. Çekia dhe StartupYard ishte vendi ideal, sepse ata veç se kishin një kompani të suksesshme qe po bënte pikërisht këtë, për Çekinë – ishte kompania Seznam. Kjo më dha mundësinë dhe informatat që në momentet qe flisnim me investitor regjional, unë të mund të përshkruaja një model te suksesshëm siç është Seznam, diçka që ata e njihnin mjaft mirë. Vizioni dhe tregimi im kishin kuptim. Imagjinoni se si disa investitor të famshëm nga Lugina (referohet Silicon Valley) do t’iu dukej ky prezantim: ne duam të ofrojmë shërbime qe Google dhe Amazon i ka lënë pas dore në Ballkan. Të prezantuarit sot është ndryshe duke marrë parasysh trendin e rrijtes dhe numrat që kemi për të sqaruar ekzekutimin, por në atë kohë do më kishin treguar derën.

 


Ju jeni duke konkurruar me kompani si Google, Facebook, E-bay dhe Amazon. Këto kompani janë më të mëdha dhe kanë me shumë para. A nuk frikësoheni ju prej tyre? Si mund t’ua shpjegoni investitorëve që ju mund t’i mundni këto kompani në terrenin tuaj?


Unë i dua këto kompani. Ato kanë qenë dhe mbeten një inspirim qysh nga fillimi. Faleminderit qe na krahasoni me këto kompani të mrekullueshme, por ne thelb ne konkurrojmë me shërbimet e tyre vetëm ne regjionin tonë. Kjo e bënë më të lehtë pasi që për këto kompani regjioni jonë nuk është ende aq atraktiv, dhe po ashtu është më i vogël se tregjet qe ata janë duke u përhapur. Për Gjirafën ky regjion është një hapësire e përshtatshme, dhe ne jemi mjaft të suksesshëm për të ofruar shërbime me standarde botërore, krahasuar me Amazon apo Google.

Mënyra se si ne konkurrojmë me këto kompani është duke përdorur faktin qe ata nuk janë pothuajse fare të fokusuar në këtë regjion, dhe duke qenë të vendosur në ketë regjion, duke kuptuar kulturën e klientëve, dhe duke ofruar shërbime të specializuara në një gjuhë që askush tjetër nuk ofron. Andaj, nuk është konkurrencë në kuptimin e plotë të fjalës, por ne ofrojmë shërbime të njëjta dhe më të mira për tregun tonë.

 


Parimisht ju keni digjitalizuar Ballkanin nga themeli, e cila ngjanë si ide e çmendur. Si keni filluar?


Ishte dhe për disa ende është ende ide e çmedur. Gjithcka filloi me projektin tim për master ku kam punuar me Prof. Trosten Suel, një autoritet global për këtë lëmi, për një makinë kërkimore për Zelandën e re. Njohuritë teknike, kombinuar me njohuritë biznesore që kisha mbi këtë regjion, zellin maratonik, një ekip i mire dhe pak fat mundësuan këtë të funksionoj. Ne vazhdim unë tërhoqa 401K dhe 403B, dhe nuk kisha plan B, pjesa tjetër vetëm rrodhi.



A jeni ju dyqan online, makinë kërkimore, shërbim për shikim online të videove për diasporën Shqiptare?


Ne ofrojmë të gjitha me lartë, por për diasporën (Shqiptarët që jetojnë jashtë vendit në Gjermani, Zvicër, Amerike, Suedi, etj.) ne kemi vetëm shërbime te zgjedhura, por për tregun regjional ne ofrojmë të gjitha më lartë. Ne kemi miliona vizitor unik nga Evropa perëndimore.



A mendoni që fokusi juaj gjeografik iu limiton si kompani? A janë mundësitë ende duke u rritur për Gjirafën?


Ne kemi katër shtylla kryesore të të ardhurave, dhe njëra nga to është një produkt global (ne licensojme disa nga teknologjitë tona, me saktësisht platforma për video OTT dhe sistemi për reklama.) Mundesia ne Ballkan për një shërbim të vetëm është e vogël, por për një grumbull sherbimesh ku një përdorues unik mund të jetë klient në disa produkte, është mjaftueshëm sa për të krijuar një kompani njëbriresh (unicorn). Strategjia jonë e rritjes ka qenë  rritje vertikale (disa produkte për regjionin) kundrejt asaj horizontale (një shërbim për tregun global) – të përmendim Naver ne Korene e Jugut, Seznam në Çeki, Jumia në Afrike (NASDAQ:JMIA). Kjo temë është mirë e përshkruar në një artikull ekonomik që dëshiroj ta ndaj me investitorë potencial.



Si i zhvilloni produktet tuaja larg nga Silicon Valley? A nuk janë produktet e Silicon Valley më të mira se çdo produkt që mund të bëjë Europa?


Valley është Valley, dhe si gjithë themeluesit tjerë, e dua atë vend. Por kjo nuk do të thotë se jasht Valleyt nuk mund të ndërtohen produkte teknologjike që janë botërisht konkurruese. Kemi parë që shumë më shpesh mund të jenë edhe më të mira dhe efikase. Një startup në tregun tonë me një investim prej 200 mijë dollar mund të filloj dhe ndërtoj një beta produkt teknologjik konkurrues në tregun global dhe të ketë një probabilitet të lartë që të mbijetoj më shumë se 12 muaj në treg. Në Valley një zhvillues me pervoje do të kushtonte më shumë. Pra çështja nuk është vetëm se çfarë mund te ndërtoni por edhe njësite ekonomike qe iu nevojiten.

Në anën tjetër, për të ngritur një fond prej 200 mije dollarësh në Balkan është pothuajse e pamundur, ndërsa në Valley mund të ndodh gjate një pauze kafeje prej 15 minutash. Kjo ka të mirat dhe të metat, por në pikëpamjen time nëse do e filloja një kompani për tregun global do  kisha preferuar ta nisja në Valley, dhe edhe pse mendoj që ky lokacion ka rëndesi të madhe prap nuk do ta vendosja si të rëndësisë te domosdoshme.



Kohët e fundit keni ngritur një seri masive B për kompaninë tuaj për të dixhitalizuar Ballkanin. Pse duhet të iu bashkëngjiten investitorët në raundin tjetër?


Ata duhet të investojnë për shkak të vizionit tonë, përformancës, normës së rritjes dhe ekipit të jashtëzakonshëm, dhe tashmë kemi investitorë kredibil (original: blue chip) si pjesë të udhëtimit tonë - kështu investitorët do të bashkoheshin me një kompani të pazakontë që po planifikon të renditet në Nasdaq në 2024. IPO (tregu i aksioneve) nga Ballkani duket e pamundur dhe shumë ambicioze për të thënë të paktën. Por ne nuk kemi filluar që të krijojmë një kompani,dhe as një kompani të mirë; ne po ndërtojmë një kompani të jashtëzakonshme që zgjidh probleme reale. Zgjidhjet për problemet e tilla që zakonisht merren si të mirëqena në vendet me ekonomi më të zhvilluara. Plani i ekzekutimit është i qëndrueshëm dhe i besueshëm, nuk është shumë i komplikuar, si dhe ka të bëjë me zbatim të vazhdueshëm, pasion dhe kurajo për ta realizuar atë. Ne mendojmë, dhe kemi treguar në këto pesë vite, se skuadra e Gjirafës ka atë që duhet për të vazhduar.



Si ja dilni me investitorët e vështirë? Vetëm thoni jo? Përdorni sharmin personal? Etikën?


Ne kemi investorë të mrekullueshëm. Sigurisht që kemi pasur negociata të cilat kanë qenë të vështira per të dy palët, por edhe pse sfiduese ato  qenë të dobishme: pas gjithë asaj që u tha dhe u bë, unë i dua ata investitorë në anën time në të ardhmen, dhe jam i sigurtë që edhe ata ndihen kështu. Une nuk kam përdorur qasjen “thjeshtë jo” për vendime të rëndësishme, në vend të kësaj unë jam përpjekur dhe kam punuar në mënyrë të arsyeshme dhe të ndershme. Deri më tani kjo ka funksionuar, dhe nuk jemi duke planifikuar ta ndryshojmë këtë mënyrë pasi që nuk më kujtohet ndonjë rast ku përgjigjja është nje po ose një jo e prerë - përgjigjja gjendet diku mes të dyjave.



Ju u paraqitët në shumë gazeta sic janë The Economist, Techcrunch. A jeni i famshëm? A janë themeluesit yjet e rinj? 


Po ne jemi paraqitur në shumë gazeta, dhe fama qëndron brenda kontekstit. Por definitivisht unë jam shumë i famshëm kur vizitoj babaun, motrën dhe mbesën time. Nëse supozojmë që një dhomë konference është skenë e te tashmës, atëherë po themeluesit janë yjet e rinj. Si një themelues ky është një krahasim lavdërues, por sinqerisht këto dyja nuk krahasohen; për shembull si mund dikush ta krahasoj Elvisin me Elonin? Imagjinoni që një ditë Elon ta bëjë një lëvizje të Elvisit në Mars.  

 


Cfarë do bësh kur të dalësh nga Gjirafa? Do zhvendoseni në Monte Carlo, do filloni një kompani të re apo do bëheni ju vet një investitor i vështirë?


Nuk planifikoj të largohem derisa të kemi krijuar dhe arritur atë që kemi pasur për qëllim ta realizojmë, dhe pastaj do i bashkoja forcat me disa persona kyç që punojnë në Gjirafë për ta zgjidhur problemin e radhës. 



Rruga juaj si themelues është e gjatë. A është pushimi një knaqësi që vret për një themeles si ju? Si jeni përballur me sfidat gjatë rrugës? 



Është njëri ndër profesionet që të bën të ndihesh i vetmuar, me pothuajse asnjë ditë pushim, por është një profesion qe ju motivon si qenie njerëzore. Andaj jo që nuk është keq, por është gjëja më e mirë që unë mund të përfshihesha profesionalisht. Mundësia dhe aftësia për të krijuar diçka nga zero dhe për një kohë të shkurtër të kesh miliona njerëz që përdorin atë produkt çdo ditë nuk ka çmim, pra nuk ka pushim që krahasohet me te. Para se gjithash, te flesh mjatueshëm dhe të qëndrosh i shëndetshëm është kryesore, por gjithçka tjetër duhet të përshtatet me të qenurit themelues dhe jo anasjelltas. Si një themelues kuptohet që duhet të jesh i pasionuar për udhëtimin, që do të thotë që gjërat që nënkuptohen si argëtuese apo si pjesë  e jetës p.sh një pushim javor në plazh, me shumë gjasë nuk janë të njëjta me ato gjëra që një themelues do i mendonte si argëtuese. Për shembull, kurdo që mundem, do të preferoja të përdorja (pra edhe do ta shijoja më shumë) të Dielën time për të krijuar ose për t’u përqëndruar në një gjë teknike ose në një produkt, ose punë për të përmirësuar R square në njërin nga modelet, sesa të kaloj kohën në një plazh, park , ose në një restorant. Kjo nuk do të thotë se këto e përjashtojnë njera tjetren, por unë do të zgjidhja të parën dhe mendoj që shumica e themeluesve të teknologjisë do të bënin të njëjtën gjë.




Mergim Cahani
Founder & CEO @ Gjirafa, Inc.

Gjithashtu lexoni


0 komente