Një tregim i zakonshëm në komunitetin WEB 3.0 është që ne jemi në një fazë të infrastrukturës dhe gjëja e duhur në të cilën duhet të punojmë është të ndërtojmë mbi këtë infrastrukturë: klient më të mirë, protofolët apo edhe shfletuesit më të mirë. Arsyeja është se së pari na duhen mjete të cilat na e bëjne më të lehtë të ndërtojmë dhe të përdorim aplikacione që e përdorin BLOCKCHAIN, dhe kur ti kemi ato mjete pastaj mund të ndërtojmë aplikacione tjera.
Por kur bisedojmë me themeluesit të cilët janë duke ndërtuar infrastruktura, ne dëgjojmë qe sfida e tyre më e madhe është zhvillimi i aplikacioneve deri në majat më të larta. Por, nëse me të vërtetë jemi në fazën e infrastrukturës, pse ndodh e kundërta?
Sipas të gjitha gjasave realiteti nuk qëndron ashtu siq duket. Aktualisht ne nuk jemi në një fazë tjetër të infrastrukturës, por më shumë në një cikël tjetër apliacion-infrastrukturë. Në fakt, historia e teknologjive të reja na tregon se aplikacionet e krijojnë infrastrukturën dhe jo anasjelltas. Nuk është që ne së pari e ndërtuam të gjithë infrastrukturën, dhe pasi të kemi infrastrukturen që na nevojitet, ne filluam të ndërtojmë aplikacione. Është saktësisht e kundërta.
Pjesa më e madhe e pyetjes se pse kjo është teme e diskutimit ështe se tani të gjithë e dinë që "platformat" shpeshherë janë mundësitë me vlera më të mëdha (rasti për Facebook, Amazon/AWS, Google, etj.), kështu që ekziston një nxitim të ndërtohen platforma të mëdha që të kapin vlerat e mëdha. Kjo është edhe më e përhapur në WEB-in e shpërndarë ku vlera shpeshherë (por jo gjithmonë) rrjedh në shtresat e protokolit më tepër sesa në aplikacionet që gjenden mbi të.
Por, siç do të shohim: platformat evulojnë nga një cikël përsëritës të aplikcation => infrastrukturë => aplikacion => infrastrukturë dhe janë rallë të ndërtuara jashtë këtij cikli.
Fillimisht, aplikacione inspirojnë infrastrukturën. Pastaj ajo infrastrukturë lejon aplikacione të reja.
Çfarë ne shohim në sekuencën e ndryshimeve të mëdha të platformave është se në fillim ndodh një rritje e madhe e një aplikacioni, dhe me pas ky aplikacion inspiron një fazë ku ne ndërtojmë infrastruktura që e bëjnë më të lehtë të ndërtojmë aplikacione të ngjashme, dhe më pas infrastruktura e lejon përdorimin e gjerë të këtyre aplikacioneve.
Për shembull, poçi elektrik (aplikacioni) u zbulua para se të kishte rrjet elektrik (infrastruktura). Ju nuk keni nevojë të keni rrjet elektrik që të keni poça elektrik. Por, për përshtatje më të gjerë të poçit elektrik, juve ju nevojitet rrjeti elektrik, aplikacioni që pati rritje të madhe është poçi elektrik i cili për herë të parë u përdor më 1879 dhe pastaj ishte ndjekur nga rrjeti elektrik i krijuar më 1882.
Shembulli tjetër: Aeroplanët (aplikacioni) ishin zbuluar para se të kishte aeroporte (infrastruktura). Ju nuk keni nevoj për aeroporte që të përdorni aeroplanët. Por, që të keni përshtatje të gjerë të klientëve të aeroplanëve, ju nevojiten aeroportët, pra aplikacioni në nxitje i aeroplanëve për të parën herë u zbuluan në vitin 1903, dhe inspiroi fazen kur njerëzit ndërtuan linjat më 1919, aeroportet më 1928 dhe kontrollin e trafikut ajror më 1930 vetëm pasi kishte aeroplan.
E njëjta gjë ndodhi edhe me internetin. Filloi me aplikacionet e para: duke shkruar mesazhe (1970) dhe e-mail (1972), te cilët më pas inspiruan infrastrukturen që lejojnë klientët t'i përdorin ato më lehtë dhe të adaptohen me mesazhet dhe e-mailet: Etherneti (1973), TCP/IP (1973), dhe Internet Service Providers (1974). Pastaj filluan me pjesën tjetër të aplikacioneve të cilat janë web portalet (Prodigy më 1990, AOL më 1991) dhe web portalet na inspiruan ne që të krijojmë infrastrukturen (motorët e kërkimit dhe web shfletuesit në vitet 1990). Pastaj filloi pjesa tjeter e aplikacioneve, të cilët janë webfaqet e hershme si përshembull Amazon.com më 1994, të cilët udhëheqin fazën të cilën ne e krijuam infrastrukturën e gjuhëve programuese (PHP më 1994, Javascript dhe Java më 1995) të cilët na e bëjnë më të lehtë krijimin e website-ve. Pastaj vjen pjesa e website-ve më të komplikuara siç janë Napster (1999), Pandora (2000), Gmail (2004) dhe Facebook (2004) të cilët e udhëheqin infrastrukturën që e bejnë më të lehtë krijimin e aplikacioneve më komplekse (NGINX dhe Ruby në Rails më 2004, AWS më 2006). Dhe cikli i zhvillimit të infrastrukturës vazhdon.
Ne gjithashtu e shohim këtë model të krijimit të aplikacioneve për telefonat e mençur: fillimisht ne kemi një grup më të populluar të aplikacioneve të cilat gradualisht kanë futur brenda tyre edhe video: Snapchat (2011), Periscope (2014), Meerkat (2015), dhe storiet e Instagramit (2016). Dhe tani, ne mund të shohim se si kompanitë e mëdha po krijojnë një lloj infrastrukture të cilët e bëjnë më të lehtë ngarkimin e videove nga telefonat mobil nëpër website siç janë: Ziggeo (2014), Agora.io (2014), Mux (2017), Twilio Video API (2017), Cloudflare Stream (2018).
Ky cikël i zhvillimit të teknologjisë na sqaron për arritjet e Web 3.0. Gjithçka fillon me aplikacionin qe ka rritje të mëdha: BTC (2008), në krye të rrjetit të Bitcoin(si aplikacioni i parë i kësaj infrastrukture), duke u ndjekur shumë afër nga Silk Road (2011) si aplikacioni më famëkeq i fazës së hershme të kriptove. Kjo inspiroi krijimin e një infrastrukture të re si Sifechains dhe Drivechain (2015), Etherum Smart Contracts dhe ERC20 (2015), Lightning (2015) që na bën më të lehtë të krijojmë aplikacione të reja, dhe krijimin e infrastrukturës si Coinbase (2012) dhe Metamask (2016) që i lejon përdoruesit të adaptohen me këto aplikacione. Kjo infrastrukturë e re lejon krijimin e një vale të re të aplikacioneve: tookens/ICOs (2017) dhe dhe EarlyDapps (Rouleth dhe vDice më 2016, CryptoKitties më 2017), të cilët e inspirojnë infrastrukturën e re: Inufura (2016) dhe Web3js dhe Zeppelin (2017). Ne tani jemi duke pritur për hapin tjetër të apliacioneve që na ndihmojnë në valët e reja të infrastrukturës.
- E ardhmja e mundshme
Mënyra e zakonshme e zhvillimit të platformave të reja të mëdha (për elektricitet, vetura, aeroplanët, website, mobile etj.) është se ne krijojmë atë çka mund të ndërtojmë duke u bazuar në mjetet ekzistuese. Me fjalë të tjera, ju mund të hapni derën e dhomës tjetër, por ju nuk mund ta kaloni këtë hap dhe të hapni derën e prapme nga ana e përparme. Është e vështirë që të jeni të sukseshëm në krijimin e infrastrukturës që është shumë përpara nga aplikacionet e marketeve.
Secilën kohë cikli aplikacionet => infrastrukturë përsëritet, aplikacionet e reja janë të mundshme për shkak të infrasturkturës që ishte krijuar nga cikli i mëparshëm. Për shembull, YouTube mund të ishte krijuar më 2005 por jo më 1995 sepse YouTube ka kuptim vetëm pas shpërndarjes së infrastrukturës si BroadBand në vitet e 2000-ta, e cila ndodhi në fazën e infrastrukturës që ndjeken hapat e parë të siteve që mbarojnë .com si përshembull eBay, Amazon, AskJeeves etj.
Ky është thelbi që ne dëshirojm të tregojmë me mitin e fazës së infrastrukturës-- nëse ne mendojmë për një "Fazë të infrastrukturës" e ndarë nga aplikacionet që mund ta përdorin atë, ne e ndërmarrim përsipër për krijimin shumë të përparuar, në një hapsirë spekulative. Neve na duhet cikli aplikacion => infrastrukturë => aplikacion => infrastrukturë që të na mbajë të sinqertë.
Përderisa krijohen çdo herë e më shume cikle në çdo platformë të re, atëherë bëhet më pak e kushtueshme të krijojmë dhe ti përdorim ato aplikacione. Krijimi i Snapchat më 1995 mund të kishte kushtuar shumë më shumë sesa mund të na kishte kushtuar po ta kishim ndërtuar në kohët e sotme, dhe krijimi i aplikacioneve Web 3.0 kushtojnë më shumë para, përpjekje dhe kohë në ditët e sotme sesa do të kushtojë 15 vite më vonë.
Për fund
Një prej pyetjeve kryesore që duhet të këmi parasysh është: Pse aplikacionet vijnë në cikël para infrastrukturës? Njëra prej arsyeve është se nuk ka kuptim të ndërtohet infrastruktura para se të ketë aplikacione që kerkojnë të i'u zgjidhen problemet në infrastrukturat e tyre. Si e dimë që infrastruktura që po e ndërtojmë e zgjidh një problem të vërtete para se te kesh aplikacionet për të cilat i'u zgjidh problemin? Do të ishte një sfidë e vërtetë të ndërtoje një infrastrukturë kriptoje tani përderisa nuk ka një aplikacion ndryshe kripto që zhvilluesit e tjerë deshirojnë të emulojnë dhe kanë nevojë për mjete zhvillimi dhe infrastrukture më të mirë.
Ekziston njëfare radhitje në hapësiren e kriptos e cila thotë se ne së pari duhet të ndertojmë mjete shumë të mira dhe kur ti kemi ato mjete, pastaj ne mund të ndertojmë aplikacione. Por, ajo çka shohim është se në zhvillimet platformave të tjera, është se ne duhet së pari të ndërtojme disa aplikacione të suksesshmë para se të krijojmë mjetet e duhura dhe këto aplikacionet e hershme na inspirojnë të krijojmë mjetet. Dhe ky cikël përsëritet vazhdimisht.
Ndërtim te kendshem