64x64
Edinë Xhezairi
23 Tetor 2018 · 5 min lexim

Mbrëmje pa telefonat (pjesa 2)

Mbrëmje pa telefonat (pjesa 2)

Mbrëmje pa telefonat (pjesa 2)


Operimi i Erionës zgjati mbi 5 orë, e ndërsa mua mu dukën sikur 50.

Mjeku kur doli nga salla,djersët I pikonin e fytyra ishte zbehur.

"Operimi mbaroi, sytë I janë përshtatur shumë mirë, besoj që pas dy javësh do ti heqim fashot dhe do ti kthehet shikimi"

Por me Erin pyeti mami I Erijonës

"Eri është djali më guximtar që kam njohur ndonjëherë,ai hyri i buzëqeshur në operim dhe nuk shfaqi asnjë shenjë pakënaqësie, para se të filloja operimin ai tha: " Dikush duhet të sakrifikohet që dikush tjetër të jetoj në lumturi".

"Edhe ai është mirë vetëm se ai më nuk do të sheh"

- Do ti vendosim në një dhomë tha infermieri!

-Ashtu të bëjmë ja priti mjeku!

"Mos u shqetësoni sa po t'ju dal anestezioni do të jenë mirë"

Nëna e Erit dhe e Erijonës ju qëndronin tek koka, ato sa ishin të shqetësuara aq ishin edhe krenare për atë që bëri Eri!

Pas 24 orësh ata filluan t'i jepnin reagimet e para nga lëshimet e anestezi-së.

Kur e morën veten filluan që të përmendin emrin e njëri tjetrit.

- Eriona je afër meje!

-Po Eri këtu jam jam shumë mirë!

Sapo të më heqin fashot ne do të shkojmë përsëri në ulësen tonë

-hahaha engjëllushja ime!

"Sot do ti heqim fashot!

-Ku është Eri!

-Eri është në gjumë, ai është lodhur, tha mamaja e Erit (me pa dëshirën për ti treguar se ai nuk sheh më)

-Eri zgjohu,zgjohu jam këtu!

-Oh engjëlli im sa afër që të kam, sa e bukur je!

E në vete prëshpriti fjalët ajo kurrë nuk do ta kuptoj se unë nuk shoh!

Gjendja e tyre vinte e bëhej më mirë dy javë kaluan në spital e tani është koha për të dalë.

-Tani do të jetojmë të lumtur,do të jetojmë në një shtëpi i dashuri im!

-Po e dashur do të jetojmë, ti je arsyeja e lumturisë time,unë do të të jap të gjitha, do të mundohem që syve tu ti jap dritë!

-Ti je gjithçka për mua, nëse lumturia do kishte emër tjetër unë do i vendosja emrin tënd!

Të dy jetuan në një shtëpi, Eri gjdo mëngjes zgjohej më herët,i përfundonte të gjitha nevojat e tij me ndihmën e shkopit.

Gjdo mëngjes I thoshte fjalët "Ajo nuk duhet ta kuptoj që unë jam i verbër"

Mundohej të gënjente në forma të ndryshme, e më së shumti i thoshte se shkopin e mbaj vetëm se më dhemb këmba.

-Zgjohu zemër mëngjesi është gati!

-Sa të bukur e paske bërë duart e tua janë të arta,ti je femra më e kujdesshme në botë,sa me fat që jam!

-Fatlume mund të quhem unë në këtë rast!

-Sot shënon data 24 gusht kemi konsultën me mjekun, do të shkojmë?

-Po patjetër, vetëm se po më dhemb koka shumë e këtë do ti ja them!


Mjeku e dinte gjendjen e Erit, përveç humbjes së shikimit ai ka pësuar një lëndim shumë të rëndë në kokë, e që i ka shkaktuar tumor.

- Mirë se erdhët ejani uluni!

-Mirë se të gjejmë mjeku ynë!

Eriona ti dil jashtë e unë do të merrem me Erin!

- I nderuar ajo nuk e di që jam i verbër,sytë artificial nuk e lanë të kuptoj e shkopin e kam për ta mashtruar!

- Ti je djalë i fortë je i detyruar ti nënshtohesh edhe një Operimi! 

-Çfarë kam më trego unë nuk kam frikë!

-Je diagnostifikuar me tumor në kokë,por ne do të mundohemi në maksimum për ty.

-Të lutem vetëm Erionës mos i trego!


Kur u kthyen në shtëpi ishte gati mbrëmje.

- Shkojmë të shtrihemi,jam shumë I lodhur!

-Shkojmë pra!

-Zemra ime unë do të të them diçka por ti mos u shqetëso, të hënën do ti nënshtrohem një operimi të lehtë, mos u bën merak do ta kalojmë edhe këtë sfidë!

-Unë e di që ti je i fortë prandaj do të jem me ty dhe për ty në çdo moment.


Mëngjesin e të hënës,i ju drejtuan spitalit i pari është Eri që do të operohet.Operimi zgjati mbi 10orë, por ishte gjithçka e kotë Eri nuk mbijetoi.Mjeku i cili e dha lajmin e hidhur ishte tejet i mërzitur.


Erijona jetonte me kujtime,mundohej të mbahej por ishte e kotë. "E ç'më duhet jeta mua tani thoshte sa herë shikonte fotot.

Edhe aromën e rrobave ja dua ende,gjithçka është e freskët,nuk mund ta harroj"


Duke mbajtur këmishën e Erit kishte hasur në një letër ku në të shkruhej.

"Sytë që ti i deshe i ke ti,të lutem kujdesu për veten,unë do të jem përherë me ty, shikimi yt vlenë sa bota, të lutem kujdesur për të"

Me dashuri Eri.


Edinë Xhezairi



Gjithashtu lexoni


0 komente