64x64
Edinë Xhezairi
15 Tetor 2018 · 5 min lexim

Mbrëmje pa telefonat

Mbrëmje pa telefonat

Mbrëmje pa telefonat


E di qdo të thotë që sa herë kalonin rrugës nuk kishte njeri që nuk i shikonte,nuk kishte njeri që nuk thoshte "Sa çift i bukur" nuk kishte njeri që nuk kishte dëshirë të ishin si ta.

Eri djali më simpatik i gjeneratës.

I gjatë me një trup muskuloz,flokët ngjyrë kafeje, nuk i mbante shumë të gjata të kthyera nga njëra anë dhe me një vi në mes që i shkonte shumë vetëm i shtonin bukurinë,syve të tij të kaltër që shkëlqenin sikur dielli në qiell,mjekra e tij e theksuar e mustaqet e bënin të dukej djali më perfekt në tërë gjeneratën.

Bukuroshja e klasës quhej edhe pse shumë e ndrojtur, flokët e saj të gjatë e të mbajtur mirë, sytë e saj të gjelbër e bënin të dukej edhe më tërheqëse,trupi me një bel të hollë e me ngjyrë çokollate e bënin që çdo kush ta dëshiron,Erijona është e bukur por ajo nuk është se ja vinte veshin fjalëve o "Je shumë e bukur,dëshiron të flasim pak" etj etj.Jo ajo përveç bukurisë kishte edhe shumë karakter të fortë,nuk ishte nga ato vajza që komplimentet nga djemtë i kishin prioritet.

Kohëve të fundit Eri filloi të vij shpesh në klasën tonë.

Duke ndenjur në orën e kimisë ajo më tha "Eri i bukur ë"

- Qesha me të madhe je ti i thash unë ti nuk e vert mendjen për djemtë si ka mundësi të të pëlqej Eri

- Nuk e di as vetë, nuk po e kuptoj ç'po ndodhë,mbrëm më ka bërë add në Facebook.

-Dhe e çfarë dëshiron të thuash me këtë?

-Asgjë vazhdo mësimin!

Interesimi për mësim i kishte rënë vinte e lodhur në shkollë!

Gjendja e saj filloi të më shqetësoj,nuk ngurova dhe e pyeta se çfarë ka ndodhur?

Ka dy javë që kam filluar të fals me Erin,për ne edhe nata e shkurtër më duket.

- E di sa fjalë ëmbël është ai?

- Kujdes,nuk ta kam frikën ti nuk je një vajzë që lehtë bie preh e fjalëve,por përsëri kujdes!

-E kam parasysh ai nuk është si të tjerët,më ndëgjon,më kërkon falje,madje ai i ka treguar edhe mamasë së tij për mua!

Heshtje dhe pastaj një përqafim shoqëror! 


- E dashur sot do të dal me Erin e destinacion e kemi parkun e qytetit, do vish tek unë e të më ndihmosh çfarë të vesh?

- Po menjëherë do të vijë sa të lajmëroj mamanë që do të vonohem!

-Të veshë fustanin që ma dhuroi për ditëlindje apo diçka tjetër?

- Vishe atë do të ndihet i vlerësuar!

-Hëm fustani gati,flokët gati ou desh harrova çantën jam e hutuar dhe ja tash jam gati!

- Po të shkruan në telefon "Zemër je gati"

-Përgjigju sa po zbres poshtë!


Një përqafim i ngrohtë në atë ditë të ftohte vjeshte ishte veprimi që e bën

-Sa bukur që je bërë sot,princesha ime (puthje në ball)

-Faleminderit engjëlli im,fjalët e tua janë jeta ime.

-Uroj që to mos na e ketë zënë ulsen dikush tjetër!

-Atë uroj edhe unë!

-Oooo eja më shpejtë ulësja qenka e lirë.

Dua që të vendos kokën në kraharorin tënd që të ndjej rrahjet e zemrës!

Jam dashuruar në sytë e tu, sikur zogu që do lirinë,sikur peshku që pa ujë nuk rri,sikur vjeshta që pa shi nuk ka hijeshi!

-Engjëllushja ime ti je frymëzimi im, je dritë e shpirtit tim,je ylli që shëndrrit në errësirë,je sikur dielli që pa të nuk rrimë!

-Eja të përqafoj!

-Sa e ëmbël është aroma jote!

-Sa vajti ora?

-Ora vajti 20:45minuta

-Këtu jemi që nga ora 17:00 dhe po më duket se bashku qëndruam vetëm pesë minuta!

-Nëse ty pesë minuta mua pesë sekonda!

-Duhet të shkojmë në shtëpi sa nuk më kanë telefonuar!

-Zgjohu,mirëpo para se të shkojmë duhet të më premtosh se kur të shkojmë në shtëpi do të flasim në telefon,siç po bëjmë çdo natë!

-Të premtoj!

-Makinës po I jep shumë shpejt,mos se do të bëjmë aksident!

-Hahahahah,Erijona vajzë frikacake,vajzë frikacake!

-Mos ndalo,Ndaloooooooo! 


Duke ndëgjuar lajmet e orës 22:00 thuhej: Një djalë me iniciale E.B dhe një vajzë me inicialet E.G janë aksidentuar afër parkut të qytetit,të vdekur nuk ka por të aksidentuarit janë shumë të lënduar!

Nuk e di si kam dalë nga shtëpia,me vrap kam shkuar në spital.

S'pari pashë vetëm Erin të mbuluar me gjak,Erijona nuk shihej gjë kundi.

-E kanë futur në operim sytë e saj janë në rrezik,tha mamaja e saj me fytyrë të zbehur e zë të mekur nga vaji!

-Mos u shqetëso,Erijona është vajzë e fort,ajo do ta kaloj edhe këtë sprovë!


Mjeku doli nga salla duke thënë: Kemi vetëm një shpresë Erijona ka marrë lëndime të rënda nga xhamat e thyer,që ajo të sheh dikush nga ju duhet ti dhuroj sytë!


Eri edhe pse i dërmuar nuk mendoi dy herë dhe tha sytë e mi i takojnë asaj,por vetëm një dëshirë kam më jepni një letër e aty shkroi:

"Sytë që ti i deshe të takojnë ty,lumturia që ti meriton qoftë me ty, e dhurata ime për ty janë këta dy sy engjëllushja ime"


  1. Edinë Xhezairi


Gjithashtu lexoni


0 komente