Nëse don me përjetu një eksperiencë krejt ndryshe, nëse nuk ki frikë prej ujit, e nëse don me u kënaq për disa minuta në Lumbardhin e Prizrenit atëhere e ki BunarFestin që këtë vit mbahet lëshimi me goma me 17 Qershor.
Unë për herë t'parë kam marr pjesë n'vitin 2016, e me ta përshkru se qysh ka qenë ma s'miri mundesh me dit nëse shkon e provon. E me përjetu eksperiencen teme, e kom lulu në pjesën ma poshtë:
Unë në botën e Ujit!
Prizren, 07/06/2015
Alarmi i orës ra në 07:20 të mëngjesit. Si i hapa sytë mu kujtu arsyeja e zgjimit kaq herët e tu e dite që është e diel, ditë pushimi. Mbasi që u bona gati, i hongra Mueslit e famshëm si cdo mëngjes, edhe pse ma me qef e kisha honger naj pallaqinkë a naj petull me pas kon n’shpi, n’Pejë.
E mora qantën në krahë, edhe u nisa prej banesës për te stacioni i autobusave. Dielli i mëngjesit dhe ajri i pastër m’boni me mendu që nuk koka qaq keq me dal kaq herët ma shpesh. Autobusin e mbrriva si me pas porosit, në 08:20 nisja për Prizren. Mbasi që u nis, ja bona edhe nihere pytjen vetit, a je tu dit ku je tu shku e çka ki me bo? Mora frymë thellë edhe harrova gjithçka, e ia pika vetit në kry që veq je tu shku me u kënaq. Diku pas 1 orë e 40 minuta mbërriva në Prizrenin legjendar, në të cilin kisha me sfidu veten diku rreth mesditës. Pasi që mbrriva në qendër, u silla e u pshtilla nëpër aty derisa u ula me pi një kafe. Në ndërkohë ja nisa me lexu pak librin që e kisha marr me veti, se e disha që njeri veq vet diku nuk ka çka bon, plus as telefon të hajrit bile Temple Run a dicka kisha lujtë. Lexo e pi kafe, deri sa erdha te një fjali që ma kujtoj edhe nihere arsyen se pse isha aty, ku thojke: ” Luan i vërtetë është ai që e mund edhe vetveten”. Ouu thash qekjo mu dasht edhe e mbylla librin.
Rreth orës 11:00 ja nisi me u gjallnu qendra, mu doke që po shkon ora shumë shpejtë e nifar ‘bosi’ në bark ma trubullojke ka pak. Shkova u regjistrova te vendi ku duhej, mora helmetën dhe u largova me u bo gati për garë. Dikur ma vonë pasi që u bon lajmërimet e fundit, e morëm rrugën tenelte, ku nelt see? Aty ku kishim me u pajis me gomat e mëdha, dhe kishim me u lshu nëpër lumbardhin e Prizrenit. Pas udhëzimeve korrekte që na dhanë, për rreziqet dhe pengesat se çka mund ti kemi rrugës mbrrim nelt te vendi ku fillonte gjithçka. Si fillim hina në ujë, e ndiva se qysh uji ja nisi tu mi përfshi patikat komplet , e nuk është që më kish pas marr malli fortë për qat ndjenjë se zakonisht ka ndodh nëse kom ra në ujë pa dashje. U msova diqysh. E lëshova gomën në ujë me provu, kogja shpejtë mu doke që po shkon uji. Sa ma afër fillimit të garës që ishim, qaq ma shumë më rritej adrenalina, edhe pse u mundova me e kontrollu diqysh, tu i thon vetit mos harro për çka ke ardh, thjeshtë me bo qef.
Litari u ngrit lartë dhe u nisëm, dikush ma përpara e dikush ma mbas. Ja nisëm si tu u kap diqysh, po uji nuk na vetke letrat fortë e të fshijke përpara. U mundova me rujtë stabilitetin tu u mundu me i mënjanu gurtë, e i thash vetit hajde Lana kishe je profesioniste, mbasi veq i hine ksaj loje. O bre qfarë qefi…goma veq shkojke teposhte, uji më gjujke herë një anë, herë në anën tjetër, e here me sillke komplet e vazhdojsha tutje me shpind e nuk disha qka pom del përpara deri sa u kthejsha me kogja mundim. Secili prej qefit bërtiste prej adrenalinës që ta ofrojke uji, goma, ndeshja me gurë e deri te degët e pemëve anash lumit. Plotë njerëz kishin dal nëpër ura dhe anash, duke na jep kurajo veq nuk dyshoj që edhe kane lakmu shumë me kon qaty në ujë. Qashtu nëpër ujë tu u knaq kogja gjatë, nuk e di çka ndodhi sharrova komplet me kry e me trup, mos me rrejt më kapi panika pak, po shumë shpejtë e kapa gomën dhe u gjujta në to me vazhdu lojen e nisur tashmë, se e disha që nuk ka kthim mbrapa. Qashtu tu u knaq, e kanihere tu u ndesh edhe me garues t’tjerë vazhdova kogja mirë. Nuk shkoj edhe shumë kur uji më gjujti në anën e djathtë të lumit, e tu e ulë kryt ndër një degë që ish zgjat në lumë, bash qajo mu kap në blluzë mbas. S’dita a me kapi dikush për fyti a çka, veq kqyrsha qysh me hek atë degë që nuk pat nevojë me kon aty hiq. Pas pak sekondash e heka diqysh si me inat. Dikur erdh koha me dal prej ujit e me vrapu jashtë anash lumit deri te pjesa ku duhet të futesha prapë në ujë. Me gomë n’krahë vrapova deri te shkallat ku me ndihmun vullnetarët që ishin aty. U futa prapë me gomë në lumë, e pasi që uji ishte ma i cekët në këtë pjesë gurte më kanë pengu ma shumë. Po qashtu me pak vështirësi hina në pjesën e Finishit, i ndisha duartrokitjet dhe bërtimat e njerëzve rrugës deri te Ura e Gurit. Pas pak i thash vetit, u kry edhe qekjo nëpër ujë, tokën e ke sfidu, ujin e sfidove e të ka mbet tash vetëm edhe qielli. Pas festës së shkurtë dhe urimeve për njëri-tjetrin, një vizitë e shkurtë në Kala dhe qebapat e Prizrenit kenë të pashmangshëm.
Ky ke BUNAR FESTI 11 në pika te shkurta prej përvojës teme, pasi që kënaqesine që po e ndi për brenda është kogja vështirë me shpjegu
Për ma tepër, qaq shumë ja u kom shishmu njerzve pjesëmarrjen në këtë event sa vitin e ardhshem po tutna nuk ka me pas goma për krejtë.