64x64
Flutur Mustafa Pllana
CEO - Ndjenje n'Kornize *Juriste e diplomuar BA/MA; Autore e "Na dy", "Pertej Lajthitjes", "Andje"; Perkthyese Freelance ALB/MNE/ENG.
17 Dhjetor 2019 · 2 min lexim

Marrosje pas teje

Marrosje pas teje

Do të shkruaj pafundsisht kangë

E përtej së ardhmes vargje do rreshtoj 

T'i them vetes, di të luftosh 

Dhe në fund një bote ta marros.


Do të thuri pafundësisht këmisha 

Do të endi në avlemend të argjentë

Si nji mbretneshë që e patëm

Ekur të vdes do zhytem në liqen.


Pamenduar do vrapoj diku në kuturu 

Ndoshta të të marr me vete të arratisemi bashkë 

Do shkojmë shumë larg apo ndoshta diku 

Diku që nuk do na marrë malli për tu ndarë.


Ce dua jetën nëse nuk është me ty

Ce dua një jetë vetëm për ty

Ce dua jetën ku të shoh vec ty 

Se dua një jetë ku nuk të kam ty. 


Pas humbjeve të medha mbase fitore vijnë 

Jetës përsëri i kthehemi të plakur por të rinj 

Me shpirt maratonisti e me darka me qirinj 

Cdo puthje e shndërrojmë në delir. 


Trofeu im jetësor është Po kur i thashe 

Një jetë të ëmbël, plot sfida e pak errësirë 

Po sikur cdo gja të ishte e thjeshtë 

As dielli nuk do bënte me dritë. 


Flutur Mustafa 





Flutur Mustafa Pllana
CEO - Ndjenje n'Kornize *Juriste e diplomuar BA/MA; Autore e "Na dy", "Pertej Lajthitjes", "Andje"; Perkthyese Freelance ALB/MNE/ENG.

Gjithashtu lexoni


0 komente