64x64
Kaltrina Dulaj
19 Shtator 2019 · 3 min lexim

Manchester by the Sea

Manchester by the Sea

A mund të ndihemi të gjallë, atëherë kur një pjesë e jona tashmë ka vdekur, atëherë kur jemi të thyer në një mijë copa, kur jeta n'a godet papritmas në brendi të shpirtit, a jemi mjaftueshëm të fortë me u ngrit prapë në këmbë e me i mbledh copëzat në një të vetme, e t'a rigjejmë vetën përsëri ?


Lee Chandler ( Casey Aflecck), një njeri i qetë, i thyer me një të kaluar të trazuar, një njeri që e ka mbyllur veten emocionalisht nga bota për shkak të një tragjedie të kaluar të papërshkrueshme.

Pas asaj monotonisë qe kalon ai, një telefonatë do e thyej këtë ,e do shpaloset një histori e dhimbshme, një histori që në një farë mënyre edhe e zbulon arsyen e arratisjes së tij nga vendi ku jetonte dikur, duke e zbuluar edhe të kaluaren e tij.

Rikthimi i tij në shtëpi sjell të gjitha llojet e emocioneve, që e kan ndjekur nga pas që nga momenti që ishte larguar, duke ju tërhequr me të përmes çdo emocioni, që ishte perpjekur aq shumë ti mbante brenda vetes.

Ky është një film për jetën e thyer dhe sa lehtë mund të ndodhë tragjedia dhe ndryshimi për cilindo prej nesh. Është një histori që eksploron udhëtimin dhe fazat e jetës dhe efektet e pikëllimit, pendimit, dhimbjes, dhe ri-gjetjen e një arsye për t'u lidhur me një udhëtim shërues.

Nga trauma, hidhërimi, zemërimi, pendimi, humbja, në momente reflektimi të qeta, në solidarizim dhe shpërndarje të dashurisë,

Ato gjëra që pikërisht e bëjnë njeriun, njeri.

Një film i thellë, emocional dhe i trishtuar, ku tregon që nuk mund ti ikim të kaluares, ajo do na përcjell pas gjithmonë, por nëse dhimbja mundet të ndryshoj jetën tonë, ashtu mundet edhe dashuria, duhet vetëm të gjejmë një shkëndijë për t'a ndjekur.

Një aktrim mjeshtëror nga Casey,

një performancë e tillë e nuancuar dhe e balancuar në mënyrë të përkryer. Gjithashtu edhe Michelle Williams jep mbështetje në një rol emocional dhe shumë intensiv.

Ne jemi me të në çdo hap, ndiejmë dashurinë, zemërimin, dhimbjen, trishtimin, gëzimin, fajin dhe pikëllimin.

Humbja më e madhe është ajo që vdes brenda nesh ndërsa jetojmë.



Gjithashtu lexoni


0 komente