Është viti i njëmbëdhjetë radhazi që faqja e famshme online Goodreads, ndan çmimet për librat më të mirë të vitit, andaj mora mundin të përkthej në gjuhën shqipe këtë listë dhe gjithashtu edhe dy deri në tri fjalë për secilin prej librave në këtë listë.
Nëse nuk keni dëgjuar për goodreads, atëherë një prezantim i shkurtër. Goodreads është faqja më e madhe në botë për adhuruesit e librave. Ka rreth 90 milion përdorues, dhe gjithsej në të mund të gjeni rreth 2.6 miliardë libra të ndryshëm.
Përpos kësaj ju jep mundësi lexuesve të shtojnë librat qe janë duke lexuar, qe kanë lexuar apo që dëshirojnë t’i lexojnë. Gjithashtu bazuar në librat që keni lexuar dhe vlerësuar mundohet të gjej libra tjerë të ngjashëm që do t’iu pëlqejnë.
Pa humbur kohë po filloj ta shfaq listën me librat më të mirë në botë për vitin 2019 sipas kategorisë.
Kategoria fiksion:
Margaret Atwood – Testamentet (The Testaments)
Ky libër paraqet vazhdimin e librit nga e njëjta autore Tregimet e Shërbëtores, dhe vazhdon temën 15 vjet pasi shërbëtores i është ofruar fati i paqartë. Në fakt shkrimtarja thotë se inspirimi i saj për romanin e ri i vie drejtpërdrejt nga bota në të cilën po jetojmë.
Kategoria Mister&Triller:
Alex Michaelides – Pacienti i heshtur (The salient patient)
Ky libër paraqet një ngjarje për një piktore me famë botërore Alicia Berenson e cila është duke u mbajtur e mbyllur në një lokacion të fshehtë në Londër në lidhje me një vrasje të tmerrshme. Ajo refuzon të flas. Psikoterapeuti për çështje kriminale Theo Faber është i vendosur të zbardh misterin rreth kësaj paciente të heshtur. Pastaj gjërat shkojnë duke u bërë të çuditshme.
Kategoria fiksion historik:
Leigh Bardugo – Shtëpia e nëntë (Ninth House)
Studentës Galaxy “Alex” Stern të vitit të parë në universitet i është dhënë detyrë të hetojë shoqëritë sekrete të universitetit Yale. Çfarë do të zbuloj ajo? Do jetë një udhëtim, kujtoni paralajmërimin e Joseph Keller: “Vëtem pse jeni paranojak, nuk do të thotë që nuk të janë venë pas.”
Kategoria romancë:
Casey McQuiston – Kuq, bardhë dhe e kaltër (Red, White & Royal Blue)
Alex Claremont-Diaz – Djali i parë (i shtëpisë se bardhë) dhe jo zyrtarisht ambasador i shtëpisë se bardhë ka një problem. Problemi është Princ Henry nga familja mbretërore Britanike dhe gjithashtu homologu i tij në anën tjetër të oqeanit. Problemi është se Alexi nuk e pëlqen princin, derisa fillon ta pëlqej. E kur e pëlqen, e pëlqen shumë, shumë.
Kategoria horror:
Stephen King – Instituti (The institute)
Ky libër i Stephen King përshkruan fatin e gjashtë fëmijëve me fuqi superiore, të mbyllur në një ndertesë të vetmuar e që njihet si Instituti.
Kategoria shkencë dhe teknologji:
Caitlin Doughty – A do t’i ha macja ime kokërdhaket e syve të mi (Will my cat eat my eyeballs?)
Emri i plotë i librit është “A do t‘i ha macja ime kokërdhaket e syve të mi? Pyetje të mëdha nga të vdekshëm të vogël rreth vdekjes”. Në këtë libër autori përgjigjet në të gjitha këto pyetje qe ne kemi frike t’i bëjmë për vdekjen, dekompozimin, shkatërrimin dhe zhvillime të tjera dëshpëruese. Me ilustrime.
Kategoria jo-fiksion:
Rachel Hollis – Vajzë ndalo se kërkuari falje: Një plan pa kërkim falje për të arritur qëllimet tuaja (Girl, Stop Apologizing: A Shame-Free Plan for Embracing and Achieving Your Goals)
Ky libër ka krijuar një momentum të tij, dhe lexuesit vazhdimisht flasin për qasjen e qartë ndaj përmasimeve dhe fuqizimit. “Unë besoj se mund ta ndryshojmë botën” thotë autorja “Por së pari ne duhet të ndalojmë së jetuari me frikën se gjykohemi për atë që jemi”
Kategoria fantastiko shkencorë:
Blake Crouch – Rekurzioni (Recursion)
Ky autor fiton një çmim nga goodreads për herë të parë, në librin e tij ambicioz për teknologji dhe udhëtim në kohë. Pa dyshim se shkenca e çuditshme e librit është bazuar në studime laboratorike të kohës së fundit, i cili mundohet ti jep një sqarim te përkohshëm atyre që na presin. Gjithashtu autori sygjeron një shpjegim të çuditshëm por bindës për fenomenin që ne e njohim si dejavu.
Kategoria humor:
Ali Wong – Vajza të dashura: Tregime intime, sekrete te pa dëgjuara & këshilla për të jetuar jetën tuaj më të mirë (Dear Girls: Intimate Tales, Untold Secrets, & Advice for Living Your Best Life)
Është e pranueshme që në listën e personave të famshëm të shoubizit Ali Wong është prej personave më qesharak në planet. Të dashura vajza është një tip tjetër i librave humoristik: Wong na paraqet një seri të letrave drejtuar vajzave të saj, me detaje që kërcejnë prej qesharake, në të ndyra e në të thella. Kështu që të jeni gati për ketë libër.
Më shumë kategori, dhe me shumë pozita për kategori mund të gjeni në listën e publikuar nga goodreads duke klikuar në këtë link: