Zakonisht jasht universitetit, fakultetit, profesionit lexojmë një roman, një libër me poezi. Disa libra që mendoni se do të jenë qetësim për trurin tuaj pas gjithë asaj pune të lodhshme ditore e javore.
Ulemi në karrige, në divan, ose në kolltukun tuaj ku ju ndjeheni rahat. Është kohë dimri, dhe e gjitha ajo çfarë dëshironi është të uleni afër zjarrit, të shijoni nxehtësinë, të merrni një libër që ju pëlqen, e që me padurim dëshironi t’ia filloni për ta lexuar. Një filxhan me kafe, ose një bardak të çajit, duke e pi, dhe duke dasht me fillu me lexu librin që e ke në dorë.
Atëherë fillon të lexosh paragrafin e parë, dhe përarsisht fillon të krijosh imagjinat mbi rrethanat e romanit, fillon ta mbash në mend emrin e personazhit, të krijosh një pamje fytyre me mbishkrimet që autori i ka dhënë. Ngadalë fillon të krahasosh pamjen e personazhit me një person në jetën e përditshme.
Sjelljet e personazhit të romanit ose do të të magjepsin ose do ta gjesh veten në atë personazh, ose nuk e ndjen fare se çfarë bënë personazhi.
Para se të krijojmë personazhin me pamje imagjinate duke përngjasuar në mendjen tonë me persona real, duke vazhduar leximin e librit në kapitujt e ardhshëm, e krijojmë tashmë rrugët, shtëpitë, banesat, e qytetit të Autorit.
Veprat e mëdha të letërsisë botërore, janë të shkruar nga autorë të cilët kanë udhëtuar, nga autorë të cilët kanë pasur lidhje me shumë njerëz të ndryshëm, në qytete të mëdha. Jeta e tyre perëndimore reflekton mbi imagjinatën dhe mendimin tonë.
Çdo rrugë e përshkruar në roman, na bënë që edhe neve të jemi aty. Të jemi personazhi i fshehtë që është dëshmitar për çdo lëvizje, dëshirë, motiv, krim, mërzitje.
Lexuesi, pra ne, është njeri i vetëm i cili ia lexon mendimet personazheve të ndryshme, kurse në të njëjtën kohë shohin se çfarë ata thonë të vërtetë dhe analizojnë e krahasojnë të gjitha rrëfimet.
Të jesh Lexues është një mrrekulli që jo çdokujt mund t’i ndodhë. Por po flasim për lexues kritik.Lexues të cilët informatat e dhëna nuk i mbajn vetëm në kokë, por ato si ndonjë zdrukthtar gëdhend çdo fjali për të dalur diçka e bukur nga druri i pagëdhendur.