64x64
King Sisyphus
21 Mars 2020 · 4 min lexim

LDK në pozitën Lopçe

LDK në pozitën Lopçe

Kjo është pjesa e dytë e serisë së shkrimeve mbi arsyet pse LDK lyp qi nanën. Pjesën e parë mund ta gjeni këtu.


Duke parë që çështja për arsyet mbi nënë-qirjen e LDK-së është një bunar që s'shterret lehtë, përfundi po jap arsye shtesë për këtë akt që shpie si në kënaqësinë e lexuesve, edhe në kënaqësinë e nënave të LDK-së. 


1. Propaganda me Amerikën

Një lojë që e bën LDK që moti, së bashku me PDK-në është pretendimi qe kan afinitete me Amerikën që partitë tjera nuk munden me i pasë. Më e keqja e kësaj është qe edhe populli ka ra pre e kësaj propagande deri vonë.


Por nëse e shikojmë kërkesën kryesore që ka pasë Amerika që nga fillimi ka qenë lufta kundër korrupsionit, gjë që qartazi nuk luftohet në opozitë por në qeveritë që ishin po nga këto dy subjekte deri tash. dmth që në qendër të këtyre partive gjendet pika kryesore me të cilën kanë problem SHBA-të. 


Anash kësaj, lidhja SHBA-Kosovë nuk është me partitë në pushtet por me popullin Kosovar. LDK & PDK gjithmonë mundohen ta shesin të kundërtën, pra që pa ta marrdhëniet me mikun kryesor të Kosovës shkatërrohen. 


Propagandë nonsens, që në thelb varen nga shpresa e partive përkatëse që populli është boll budallë që me i besu indefinitivisht. 


2. Mazokizmi perverz i LDK-së

Fenomen që është trishtues, aq sa është i gërditshëm, është edhe vullneti i LDK-së për të ju nënshtruar një marrdhënjeje sado-mazokizmi me Amerikën. Ku aftësimi shtetëror  dhe institucional është në kundërshtim me qëllimin e tyre të jemi të dominuar nga SHBA-të. Çdo kërkesë e çdo ambasadori apo figure Amerikane jo që s'duhet të kundërshtohet sipas LDK-së por as që të diskutohet ndonjë alternativë. 


Por në mënyre paradoksale pretendojnë që shteti jonë është i pavarur, kur bëjnë ç'mos për të siguruar varjen maksimale ndaj SHBA-së. 


Nëse don me pas integritetin e një shteti të pavarur duhesh s'pari me pasë mundësinë për të kundërshtuar marrveshje të dëmshme ndaj kombit tënd. Kur të 20 vjetët paslufte shpenzohen duke vjedhë buxhetin shtetëror, duke dështuar në sektorin e edukimit, duke shkatërruar ekonominë shtetërore, atëherë paaftësia e refuzimit të marrveshjeve të dëmshme është rrjedhojë e paevitushme.


Por nuk është dështimi i shpërhapur vetëm në këto fusha që na shpie neve në këtë gjendje, është edhe gjendja e mjerueshme e politikës ndërkombtare të shtetit tonë.

Këtu Daniel Serwer në një intervistë me Jeta Xharrën shpaloi kritika rreth kësaj çështje ku tha se gabimi i Kosovës ishte që nuk ka krijuar relacione shoqërore ndërkombtare më diverze- por ka mbetë me të njëjtit që e nxorën atë nga lufta, e kryesisht mbeshtetej vetëm në SHBA-të. 


Kur politikat e jashtme të Kosovës kanë qenë aq t'dobëta sa që t'mos shtohet mbështetja ndërkombtare dhe numri i miqve të Kosovës, atëherë s'ka asgjë për tu habitë kur SHBA të jep një marrveshje në dorë të pafavorshme që vështirë e refuzon.


Por megjithatë, edhe në mungesë të mbështetjes më të madhe ndërkombëtare, Daniel Serwer në intervistë tha që marrveshja duhet të shtyhet së paku deri sa të bëhen zgjedhjet në SHBA. Ai thotë se nuk mund të detyrohesh për një marrveshje të keqe, dhe së paku duhet të tentojmë ta ndryshojm atë.


Kur u pyet Daniel Serwer për taksen, ai tha se taksa 100% nuk ka se si të dëmtojë marrdhëniet me SHBA-të sepse taksa iu është vendosë Serbisë e jo SHBA-ve. Edhe kjo po është një pikë për të cilën LDK e ka bërë një shfaqje cirku, e në t'vërtetë po del si diçka e parrezikshme për marrdhëniet tona me mikun tonë. S'di por mua po më duket që LDK po e gënjen në mënyrë periodike popullin për të arritur qëllimet e veta dhelpnore.


Një njeri i mençur m'ka pas thanë: 

Kur një parti e përmend Amerikën si argument pse duhet për ti votuar ata, e jo planet e tyre për zhvillimin e shtetit, atëher dihen dy sende:
1. Ata nuk kanë plane shtet-zhvillimore.
2. Lypin me jau qi at nanë.






Gjithashtu lexoni


0 komente