kur te zgjohem
te dua aty diku
pas shpines time
si jorgan mbeshtjelle per mua.
kur te zgjohem
dua te buzqesh'
e te me buz'qeshesh
dhe te puthemi, pse jo ?
kur te zgjohem
dua te ti tregoj endrrat.
ne detaje
mbase pak nga ato edhe do i shtoj.
kur te zgjohem
mbase duke qare ndonjehere
te te godas
per veprimet tua ne makthet e mia.
kur te zgjohem
do te te kerkoj falje
qe gjithe naten
te kam vjedhur mbulesen.
kur te zgjohem
dua te te shtrengoj fort
dhe te ta nxjerr gjuhen
si nje femije i llastuar.
kur te zgjohem
dua te shtyj veten
nga ana ime e krevatit
pasi ta kam zene tenden.
kur te zgjohem
e sa here te zgjohem
dua te zgjohem
vetem me ty.
CEO - Ndjenje n'Kornize *Juriste e diplomuar BA/MA; Autore e "Na dy", "Pertej Lajthitjes", "Andje"; Perkthyese Freelance ALB/MNE/ENG.