'Krahun e fortë' e kom dëgju qysh prej që kom qenë fëmijë 'le bre se ai/ajo e ka krahun e fortë, ka depërtu', 'pa e pas krahun e fortë, nuk ki ka nisesh'...Zakonisht këto kanë qenë biseda n'rrugë, n'shoqni por asnjëherë n'shpi.
Është për me të ardhë keq qysh shumë prej të rinjëve që i njohë (dhe që nuk janë pak!) i presin senet e gatshme edhe ju doket budallaki e të thojnë 'qka ki vlla që po i jep zor?'.
Po ma së miri është me i injoru edhe me ja grah me tonden.
Këtë vit rrafsh 10 vite i boj prej që kom fillu me punu, domethënë prej 16 vjeç. Kanihere më doket një jetë e tërë, e kanihere si dje. Me pas punë me njerëz është seni ma i vështiri, por në të njejtën kohë të gdhend për shumë sene që n'shkollë nuk ki qysh me i mësu. Rruga ma e shkurtë është me zgjedh mënyrën e lehtë me i bo senet, por çka për ato t'vështirat? Këto të fundit t'bojnë qaq të fortë sa me të thonë me ec tehut të shpatës, ki me ecë pa problem.
Puna në moshë të re ti mëson disa rregulla të cilat nuk janë të shkrume diku, por të bohen shprehi. Mos me u vonu, me qenë e rregulltë, me kqyr vendin e punës si diçka e jotja e me u mundu me ecë paralel me suksesin e kompanisë...por asnjëhere mos me u pajtu kur nuk ta dijnë vlerën. Unë prapë besoj që puna e madhe shpaguhet, diku, dikur.
Fatmirësisht (kanihere m'vjen inat me përmend qet Fatin, po fjala po bie), deri sot kërkush nuk më ka kap për krahu mem thonë ta kom gjet 1 punë, qeto ki me i bo, ky është orari, ja pafsh hajrin, e mos ma harro këtë t'mirë...Po, ku ka ma mirë se me i thon vetit një gjë të tillë! Besoj që ka njerëz që po e bashkëndjejmë qeta. Motivona kur diçka nuk ecë mirë, motivona kur gjithçka është në rregull, që i bjen nuk po varem prej rrethanave por prej dëshires e pasionit me ecë përpara, gjëra të cilat rrjedhin prej zemrës e shpirtit. Unë besoj, por edhe ja kom vërtetu vetit që kërkush nuk mundet mem bind me u bo ma mirë, me ma ndërru mendjen, mem motivu...se sa vetja jem. Edhe unë hala besoj që njerëz të tillë ka akoma, dhe nuk ka kush që i ndal në rrugën e tyre. E kur shoh diçka të tillë mu m'bohet zemra mal e me nxan 4 e mëngjesit tu mësu diçka të re, tu punu, ose ose edhe tu 'shpik' najsend veç me trajnu veten që senet janë të mundshme, edhe atëherë kur e kanë veç një fije shprese me u bo.
Është e vërtetë që në familje merren e hapat e parë për gjithçka, por kanihere me i thy disa rregulla nuk është keq. Prej babit e kom mësu me qenë tolerante e me qenë direkte, prej mamit me qenë kokëfortë, e mos me lëshu pe atëhere kur besoj në qata që e mendoj. E prej këtyre, vetvetja deri sot më ka mësu qysh me i rrotullu krejt kur dikush nuk ta din vlerën, për mos me nejt tu kqyr kur dikujt po i bohet një e padrejtë, kur dikush mundohet me tu shit i/e meqëm/e e me të bind me iluzione, me pas mendim kritik edhe me ja u thon njerëzve në ftyrë, kushdo qoftë. Nuk na duhen në jetë njerëz servila, që në momentin e parë ta kthejnë shpinën, e t'harrojnë që ekziston diku bile.
Nuk lejoj e as nuk po du me pas krahun e fortë të dikujt tjetër, përveç të vetit e me arritë aty ku ëndërroj (me sy qel) une me qenë. Krahu i fortë le të jemi na vet, se vetvetja, bre vetvetja kurrë nuk ka me të tradhëtu!
Pyetje për veten: "Nëse nesër janë 24 orët e fundit të mijat, çka kisha bo?"