Kur braktis dikë që dashuron
Ti e braktis dhe veten
E vetja mbetet
Te ajo dashuri që braktis
Lë gjithçka tek ajo
Gjithçka që t’bënte ty të plotë
Edhe mënyra se si ti dashuroje
E len pas te ajo
S’do ta dashurosh dikë tjetër
Si e deshe atë
Kur braktis dikë që dashuron
Nuk e braktis atë
E braktis veten që le te dashuria
Dhe krijon kujtimin e saj
E as në qiell e as në tokë
As det e as mal
Je larg saj dhe e braktise
Prapë atë ke me vete
As vdekur e as gjallë
Zemra te ajo
E shpirti lundron n’kujtime
Mendja lufton kujtesën
E kujtesa mund ato përpiqje për harrime
Braktise at’
Dhe gjithmonë e mbylle n’zemër
Një jetë me vuajtje t’pret
Kur braktis dikë që dashuron!
Sovran Hoti.