Ti krijon kufinj tërheqës!
Kufinj që nuk janë pjesë e asnjë tavoline diskutimi.
Kufinj që nuk i përcakton asnjë lloj rezolute!
Kufinj të vetëmjaftueshëm!
Kufinj të pamohueshëm!
Kufinj amorf por në vetvete solid!
Të pathyeshëm...
Të pakthyeshëm!
Ti krijon kufinj tërheqës!
Sovranë!
Të papushtueshëm,
Tërheqës për pushtues!
Fundja kufinjtë thyhen!
Qoftë si klithma nënshtrimi,
Por në masë të madhe
Shtriqje çlirimi!
Flutur Mustafa
21.01.2025
CEO - Ndjenje n'Kornize *Juriste e diplomuar BA/MA; Autore e "Na dy", "Pertej Lajthitjes", "Andje"; Perkthyese Freelance ALB/MNE/ENG.