Qysh prej ditës që u ndamë
Edhe ajri rreth meje ka ndryshuar
Shoh veten n'pasqyrë
Më shikon njeri i huaj
Kthehu dhe një herë
Në zbrazëtinë time
Ndizma kandilin
Ndize bash aty
Ku ma more shpirtin
E urrej njeriun
N't'cilin jam shndërruar
N'pasqyrë nuk shoh më veten
Nuk shoh asgjë timen
Pasqyrë e avulluar
Kthema shpirtin
Ta ndjej dhimbjen për ty
Se më nuk kam shpirt
S'po ndjej as dhimbjen
T'më rrënqethet trupi
Nga ngjyrat e jetës
Se ngjyrat e mia
N'ikjen tënde u tretën
Kthema ndjenjën
Se unë varem prej saj
Nga ajo unë shkruaj
Fletën me laps e qaj
Kthemi edhe stinët
Nuk di në cilën stinë jam
Venitem i tërbuar
Shpirtin tim më nuk kam.
E shpirti im, ishe ti!
Sovran Hoti.