Sporti është tepër i rendësishëm për jetën e secilit nga ne, ai na mban të shendetshëm dhe të fortë, na largon nga përditshmëria monotone e na ndihmon të ndertojmë një karakter të fortë që nuk di për dorëzim. Përfitimet e mëdha shtyjne masa të mëdha të njerzve te merren me sporte te ndryshme, e me populloret në vendin tonë janë sportet si: Futbolli, Basketbolli dhe Volejbolli, me të vertetë ne shpesh kur flasim për sportin në shoqerinë tonë menjeherë mendja na shkon tek këto sporte (futbolli në veqanti), duke neglizhuar sporte të jashtëzakonshme që cdo ditë po zhvillohen në vendin tonë. Po pse ndodhë kështu? Arsyet janë të ndryshme, por kam deshirë ti ceku tre nga to që i konsideroj me të rendësishme:
1. Fokusi i mediave - jemi deshmitarë se në mediat tona pos telenovelave turke e spanjolle dhe politikës, koha për sport e edukim është shumë e kufizuar, por edhe kjo kohë nuk është se po shprendahej racionalisht, futbolli është sporti që merr vemendjen më të madhe. Duke i kuptuar deri diku se mediat e ndiejnë si detyrë të shfaqin nepër emisionet e tyre atë që kerkohët nga masa, unë asnjeherë nuk do ti mirëkuptojë sepse po lihen anash edhe sporte të jashtëzakonshme që sjellin mundësi shumë të mira për sportistët tanë si dhe publiku i gjerë ka interesim për ti ndjekur këto sportë.
2. Politika dhe menaxhimi - pika e parë është pikë e rendësishme, por jam thellësisht i bindur që në krahasim me pikën e dytë as që merret në konsiderim. Politikat e sotme zhvillimore të shtetit tonë, vetëm zhvillimore nuk janë. Modelet e vjetruara të menaxhimit, fokusimi i mjeteve financiare në vetëm disa sporte ekipore, keqmenaxhimet dhe korrupsioni në nivele alarmuese po e ngulfatin sportin dhe sportistët tanë. Këto probleme që po na percjellin në vazhdimësi janë duke e pamundësuar zhvillimin e talentëve të shumtë që i kemi në vendin tonë. Duke dashur të mos futem ne detaje qysh në shkrimin tim të parë, por dhe duke deshiruar që ta ilustroj sado pak këtë qeshtje që dikujt të mos i duket e gjitha cfarë po shkruaj si retorikë boshe, dua të marrë një shembull të thjeshtë e më shumë ndikim në sportin dhe sportistët tanë që nga paslufta. Shiqoni investimet e qyteteve në klubet sportive përkatëse dhe do të keni një pasqyrë të qartë se cfarë konsiderohet sport e cfarë konsiderohet humbje kohe nga menaxherët e komunave dhe drejtorive tona.
3. Mungesa e hapësirave për stervitje dhe gara. Këtë problem e radhita të fundit, të fundit për nga radha, por jo nga rendësia. Lufta na la pa kulme mbi kokë, e paslufte askush nuk u morë me krijimin e hapësirave të shfrytëzueshme sportive. Sot, fushat e vetme sportive janë ato fusha me bari sintetik, fusha që shpeshherë funksionojnë në situata jo fort të drejta ligjore, dhe këto hapësira sportive mund të shfrytëzohen vetëm kundrejt një pagese. Problemi më mungesat e hapësirave sportive po na kushton shumë si të rinjët që bëjnë sport për rekreacion, ashtu dhe sportistët profesionist të cilët shpeshherë stervisin në hapësira që nuk i përmbushin as kushtet më të vogla për një stervitje normale.
Problemet janë të shumta, por poashtu edhe njerëzit me vullnet të hekurt të cilët shtyjnë para dhe nuk ndalen deri në sukses.