Vëmendje: Ky postim është një përkthim i një artikulli të postuar nga Tomas Pueyo në Medium. Versionin origjinal mund ta gjeni në gjuhë angleze në këtë link. Të gjitha statistikat dhe analizat janë nga të marrur nga artikulli origjinal.
Me çdo gjë që po ndodh rreth koronavirusit, duket të jetë tepër e vështirë të vendosim se ç ‘duhet bërë sot. A duhet të presim për më shumë informacione? Të marrim ndonjë veprim sot? Çfarë?
Ketu janë informatat që do ofrohen në këtë artikull, me shumë grafe, të dhëna, modele dhe shumë burime:
- Sa raste të koronavirusit do të jenë rreth jush?
- Çfarë do të ndodh kur këto raste të shfaqen?
- Çfarë duhet të bëni ju?
- Kur?
Kur të përfundoni së lexuari këtë artikull, këto janë të dhënat qe do t’i nxjerrni:
- Koronavirusi po vjen për ju.
- Po vjen me rritje eksponenciale: gradualisht dhe në mënyrë të pa parashikueshme.
- Është çështje ditësh, apo një deri në dy javë.
- Kur të vij, sistemi juaj i shëndetësisë do të jetë i mbingarkuar.
- Bashkëqytetarët tuaj do të trajtohen (kontrollohen) nëpër korridore.
- Punëtorët në shëndetësi do të jenë shumë të lodhur dhe nuk do të mund të vazhdojnë të punojnë. Disa do vdesin.
- Ata do duhen të vendosin se cili pacient merr maskë oksigjeni dhe cili do duhet të vdes.
- E vetmja mënyrë që ta parandalojmë ketë, është distanca sociale sot. Jo nesër. Sot.
- Kjo do të thotë të mbajmë sa më shumë njerëz në shtëpi që është e mundur, duke filluar tani.
Si një politikan, udhëheqës komuniteti apo udhëheqës biznesi, keni fuqinë dhe përgjegjësinë ta ndaloni këtë.
Ju mund të frikësoheni sot: Çka nëse po reagoj më shumë se sa duhet? A do qeshin të tjerët me mua? A do të bëhen nervoz në mua? A do dukem budalla? A nuk do ishte më mirë të pres që të tjerët të reagojnë së pari? A do ta dëmtoj ekonominë shumë?
Por, brenda 2-4 javëve, kur e gjithë bota do jetë e mbyllur, kur duke qëndruar i izoluar për disa ditë ju do të kishit shpëtuar jetë, njerëzit nuk do ju kritikojnë më: Do të ju falenderojnë që keni marrë vendimin e duhur.
Pra, ta bëjmë ketë.
1. Sa raste të koronavirusit do të jenë rreth jush
Rritja nëpër shtete
Numri total i rasteve është rritur në mënyrë eksponenciale përderisa ishte vetëm në Kinë. Mirëpo pastaj, doli dhe jashtë, dhe tash është pandemi dhe askush nuk mund ta ndaloj.
Deri sot, ky numër është më së shumti për shkak të Italisë, Iranit dhe Koresë së Jugut:
Janë aq shumë raste në Korenë e Jugut, Itali dhe Kinë saqë është e vështire të shihen shtetet tjera, por le të ofrohemi pak në atë këndin poshtë djathtas.
Janë me dhjetëra shtete me rritje eksponenciale. Me të dhënat e tanishme, shumica e tyre janë shtete përendimore.
Nëse vazhdon një rritje e ngjashme vetëm për një jave, ky do të jetë rezultati:
Nëse dëshironi të kuptoni se çfarë po ndodh, ose si ta parandalojmë duhet të shikojmë rastet që veç se kanë kaluar nëpër të: Kina, shtetet lindore me SARS dhe Italia.
Kina
Ky është një prej grafeve më të rëndësishëm.
Shfaq me shënjim me katror portokalli rastet zyrtare të përditshme për krahinën Hubei: Sa persona janë diagnostikuar atë ditë.
Katroret e hirit tregojnë numrin real të të prekurve me koronavirus. Mirëpo këto nuk janë ditur në atë kohë, ne mund të vërejmë vetëm duke shikuar mbrapa.
Kjo do të thotë se katrorët portokalli tregojnë atë që autoritetet dinin dhe ata të hirit atë qe po ndodhte realisht.
Me 21 Janar, numri i rasteve të diagnostikuar (portokalli) po eksplodonte: ishin rreth 100 raste të reja. Në realitet ishin 1500 raste të reja atë ditë, duke u rritur në mënyrë eksponenciale. Por autoritetet nuk e dinin këtë. Çfarë ata dinin është se papritur ishin 100 raste te një sëmundje të re.
Dy ditë më vonë, autoritetet e mbyllën Wuhan-in. Ne atë pikë, numri i rasteve të diagnostikuara për ditë ishte rreth 400. Mbani mend këtë numër: autoritetet vendosen të mbyllin (të vendosin karantinën) qytetin me vetëm 400 raste të reja në ditë. Realisht ishin 2500 raste të reja atë ditë, por ata nuk e dinin.
Të nesërmen, edhe 15 qytete tjera u mbyllën në krahinën Hubei.
Deri më 23 janar, kur u mbyll Wuhan, ju mund të shikoni grafin e hirit është duke u rritur në mënyre eksponenciale. Rastet e vërteta filluan të shpërthejnë. Sapo Wuhan u mbyll, rastet filluan të pakësohen. Me datë 24 janar, kur u mbyllen edhe 15 qytete tjera, numri i rasteve reale (ne graf me ngjyrë hiri) filluan të ndalen. Dy ditë më vonë, u arrit numri maksimal i rasteve dhe ka shkuar duke rënë që nga ajo ditë.
Shikoni si rastet zyrtare (portokalli) kanë vazhduar të rriten në mënyre eksponenciale edhe për 12 ditë tjera, dukej se ende është duke shpërthyer. Por nuk ishte. Vetëm se rastet tash kishin simptoma më të mëdha dhe po shkonin te doktori më shumë, dhe sistemi për t’i identifikuar ishte më i mirë.
Koncepti i rasteve të vërteta dhe zyrtare është mjaft i rëndësishëm. Të kemi në mendje për më vonë.
Regjionet tjera në Kinë ishin të koordinuara mirë nga shteti, andaj edhe morën masa drastike të menjëhershme. Ky është rezultati:
Çdo vijë e drejtë është një regjion i Kinës me raste të koronavirusit. Secili kishte potencialin të rritej në mënyrë eksponenciale, por duke iuu falënderuar masave që ndodhën në fund të janarit, u ndalua në të gjitha regjionet tjera virusi para se të përhapej.
Ndërkohë, Koreja e Jugut, Italia dhe Irani kishin një muaj kohë të mësonin, por nuk e bënë. Filluan me rritje të njëjte eksponenciale si Hubei dhe kaluan çdo regjion tjetër të Kinës para fundit të shkurtit.
Shtetet e lindjes
Rastet në Kore të Jugut kanë shpërthyer, por a e keni pyetur veten pse nuk ka ndodhur kjo edhe në Japoni, Taivan, Singapor, Tailande apo Hong Kong?
Të gjitha këto shtete ishin goditur nga SARS me 2003, dhe të gjitha mësuan nga ajo fatkeqësi. Mësuan sa i përhapur dhe sa vdekjeprurës mund të jetë, pra e kanë ditur si ta marrin seriozisht. Për këtë arsye të gjithë grafet e tyre edhe pse fillojnë të rriten mjaft herët, përsëri nuk duken si eksponenciale.
Deri këtu, kemi ngjarje të shpërthimit të koronavirusit, qeveritë duke e kuptuar rrezikun, dhe kontrolluar përhapjen. Mirëpo për shtetet e radhës është ngjarje komplet tjetër.
Para se të dal te këto, një shënim për Korenë e Jugut: Shteti është një devijim. Koronavirusi është përmbajtur për 30 rastet e para, mirëpo pacienti i 31-të ishte një super-shpërndarës i cili e transmetoi virusin te mijëra njerëz. Sepse virusi shpërndahet para se njerëzit të shfaqin simptoma, para se autoritetet ta kuptonin problemin, virusi ishte aty. Tash ata po bartin pasojat e atij rasti të vetëm. Mirëpo mundi i tyre po shfaq rezultat, Italia veç se i ka kaluar me raste dhe Irani po ashtu.
Shteti i Washingtonit
Ju veç se e keni parë rritjen në shtetet perëndimore, dhe sa keq duket parashikimi për javën e ardhshme. Tani imagjinoni që mbyllja nuk behet si ne Wuhan ose në shtet tjera të lindjes, dhe kemi një epidemi kolosale.
Të shohim pak raste, siç janë shteti i Washingtonit, San Francisco pjesa e gjirit, Parisi dhe Madridi.
Washingtoni është Wuhani i Amerikës. Numri i rasteve atje po rritet në mënyre eksponenciale. Momentalisht janë 140 raste.
Por diçka interesante ndodhi në ditët e para. Shkalla e vdekjeve ishte në qiell. Në fillim, shteti kishte 3 raste dhe një vdekje.
Ne e dimë prej shteteve tjera se shkalla e vdekjes nga koronavirusi është prej 0,5% deri në 5% (më vonë flasim më shumë për ketë statistikë). Si është e mundur që shkalla e vdekjes të jetë 33%.
Doli që virusi kishte javë që ishte duke u shpërndarë i pa vërejtur. Nuk ishte qe ishin vetëm tri raste. Ishte që autoritetet e dinin vetëm për ato tri raste, dhe njëri prej tyre vdiq sepse gjendja e atij personi ishte më e rendë, me shumë gjase që një person i tillë të testohet.
Kjo është e ngjashme me katroret portokalli dhe hiri në Kine. Këtu ne dimë vetëm për katrorët portokalli (rastet e verifikuara) dhe dukej në kontroll: vetëm 3. Por në realitet, ishin qindra ndoshta mijëra raste.
Këtu qëndron një problem: Ne dimë vetëm rastet zyrtare, jo të gjitha rastet. Por ne duhet të dimë të gjitha rastet. Si mund t’i parashikojmë të gjitha rastet? Del se janë dy mënyra të gjetjes, dhe unë kam një model për secilën, që ju mund të testoni me numra gjithashtu. (linku direkt për te kopjuar modelin).
Së pari, nëpërmjet vdekjeve. Nëse keni të vdekur në rrethin tuaj, ju mund ta përdorni atë që të supozoni numrin e rasteve reale. Ne e dimë përafërsisht sa kohë i është dashur një njeriu prej kohës që ka marrë virusin deri të vdes, mesatarisht (17,3 ditë). Kjo i bie që personi që ka vdekur më datë 29 shkurt në Washington me gjasë është infektuar rreth 12 Shkurtit.
Pastaj ne dimë shkallën e vdekjeve nga ky virus. Për ketë shembull po përdori 1% (më poshtë do ta diskutojmë ketë pjesë në detaje). Kjo i bie se me 12 shkurt, ishin përafërsisht 100 persona me koronavirus (prej të cilëve njëri vdiq pas 17,3 ditësh).
Tani, përdorim kohën mesatare që merr të dyfishohen rastet për koronavirus. Është 6,2. Kjo do të thotë, se për 17 ditë qe u deshën që ky person të vdes, rastet do duhet të shumoheshin për rreth 8 herë (=2^(17/6)). Kjo do të thotë se nëse fare nuk jeni duke i diagnostikuar rastet, një vdekje sot do të thotë 800 raste reale sot.
Washingtoni sot ka 22 vdekje. Me një llogaritje të shpejtë, i bie që ka rreth 16000 raste të infektuar me koronavirus sot. Po aq sa rastet e Iranit dhe Italisë së bashku.
Nëse shohim në detaje, kuptojmë se 19 prej këtyre rasteve ishin prej një lagje, që do të thotë se ka mundësi që virusi nuk është shpërndarë edhe aq shumë. Pra, nëse i konsiderojmë këto 19 vdekje si një, numri total i vdekjeve në shtet është 4. Duke i kalkuluar të dhënat e modelit edhe një herë, numri i të infektuarve është rreth 3000 raste sot.
Kjo metodë nga Trevor Bedford e studion vet virusin dhe mutacionet e tij, duke u munduar ta konstatoj numrin e rasteve.
Konstatimi është se janë rreth 1100 raste të të prekurve në Washington tani.
Asnjëra prej metodave nuk është perfekt, por të gjitha ato metoda na shpien te një mesazh, ne nuk e dimë numrin real të rasteve, por mund të jetë shumë më i madh se ai zyrtar. Është me mijëra, ndoshta më shumë.
San Francisco zona e gjirit (bay area)
Deri më 8 mars, SF nuk kishte as një vdekje. Kjo na bënte të vështirë ta kalkulonim sa raste janë. Zyrtarisht ishin 86 raste. Por shtetet e bashkuara janë duke testuar shumë pak, sepse nuk kanë pajisje. Shteti vendosi të krijoj vetë pajisjen e testimin, e cila doli se nuk punon.
Këtu është numri i testeve të bëra për shtete të ndryshme më 3 mars:
Turqia me asnjë rast të koronavirusit, kishte numrin e testimeve 10 herë më të madh për banorë sesa SHBA. Gjendja është shume më e mire sot, me rreth 8000 teste të kryera në Amerikë, që do të thotë se rreth 4000 njerëz janë testuar.
Këtu, mund ta kuptoni tamam dallimin mes rasteve zyrtare dhe atyre reale. Ku ta dimë se cilin? Për hapësirën e gjirit (bay area), u bënë testime për çdo njërin që ka udhëtuar, apo ka qenë në kontakt me ndonjë udhëtar, që do të thotë se ata dinë shumicën e rasteve të lidhura me udhëtimin, por jo rastet e shpërndarjes në komunitet. Duke pasur një raport të shpërndarjes në komunitet dhe shpërndarjes në udhëtim, ne mund ta gjejmë sa raste janë në realitet.
Unë shikova përqindjen nga të dhënat e Koresë së Jugut, e cila ka numër të madh të të dhënave. Në kohën kur ata kishin 86 raste, përqindja e shpërndarjes së tyre në komunitet ishte 86% (86 dhe 86% janë koincidencë).
Me ketë numër, ne mund të llogarisim numrin e rasteve reale që hapësira e gjirit në Kaliforni ka sot, dhe është rreth 800.
Franca dhe Parisi
Franca thotë se ka 1400 raste dhe 30 vdekje. Duke përdorur dy metodat e lartpërmendura, mund të ketë prej 24000 deri në 140000 raste.
Më lejoni ta përsërisë ketë: numri i rasteve reale në France ka mundësi të jete me një apo dy zero më shumë sesa zyrtarisht i raportuar.
Nëse nuk më besoni, të shikojmë edhe njëherë grafin e Wuhanit.
Nëse i mblidhni katrorët portokalli deri më datën 22 janar, dalin 444 raste. Tash nëse i mblidhni katrorët ngjyrë hiri, dalin diku rreth 12000 raste. Andaj kur Wuhan mendohej se kishte 444 raste, ata kishin 27 herë më shumë. Në Francë mendohet se ka rreth 1400 raste, mund të jetë edhe me dhjetëra mijëra.
E njëjta matematike aplikohet për Parisin. Me 30 raste brenda qytetit, numri i vërtet i rasteve mund të jetë me qindra, ndoshta mijëra. Me 300 raste në regjionin Ile-de-France, numri total ndoshta veç se ka kaluar dhjetëra mijëra.
Spanja dhe Madridi
Spanja ka numra shumë të ngjashëm me Francën (1200 raste për kundër 1400, dhe të dyja kanë nga 30 vdekje). Kjo do të thotë se vlejnë të njëjtat rregulla, Spanja ka me gjasë të madhe rreth 20 mijë raste reale tashmë.
Në regjionin e Madridit, me 600 raste zyrtare dhe me 17 vdekje numri real i ngjarjeve është me shume gjasë prej 10000 deri në 60000.
Nëse i shihni këto të dhëna dhe i thoni vetes: “E pamundur, kjo nuk mund të jete e vërtetë”, vetëm mendojeni këtë: Me këtë numër të rasteve Wuhani ishte në karantine.
Dhe nëse i thoni vetes, “Mirë, por Hubei është vetëm një regjion”, më lëreni të iu kujtoj se në Hubei jetojnë 60 milion njerëz, pra popullsi më të madhe se Spanja dhe po aq të madhe sa Franca.
2. Cka do të ndodh kur këto rastet e Coronavirus-it do të materializohen?
Pra, coronavirusi është këtu. Është i fshehur dhe po rritet eksponencialisht.
Çka do të ndodhë me shtetet tona kur të vjen? Është lehtë të dihet për shkak se i kemi disa vende në të cilat po ndodh. Shembuj më të mirë janë Hubei dhe Italia.
Shkalla e vdekshmërisë
Organizata botërore e shëndetësisë (OBSH) thotë që shkalla e vdekshmërisë është 3.4% (% e personave që e kanë marrë virusin dhe më pas kanë vdekur). Numri është jashtë kontekstit kështu që më lejoni ta shpjegojë
Në realitet varet nga vendi dhe momenti: në mes të 0.6% në Korenë Jugore dhe 4.4% në Iran. Sa është saktësisht? Ne mund ta përdorim një trik për ta gjetur.
Dy mënyra më anë të së cilave mund ta llogaritni shkallën e vdekshmërisë janë: Vdekjet / Numri total i rasteve dhe Vdekjet / Rastet e mbyllura. E para me gjasë mund të jetë nënvlerësim për shkak se një numër i madh i rasteve të hapura mund të mbarojnë me vdekje. E dyta është mbivlerësim, për shkak se me gjasë rastet me vdekje mbyllen më shpejtë sesa shërimet.
Çfarë kam bërë është analizimi i zhvillimit të të dyjave përgjatë kohës. Të dy këta numra do të konvergjojnë në rezultatin e njëjtë në momentin kur të gjitha rastet do të mbyllen, kështu që nëse i projektoni trendet e së kaluarës në të ardhmen, ju mund të bëni një supozim të shkallës finale të vdekshmërisë.
Kjo është cfarë shihni në të dhëna. Shkalla e vdekshmërisë së Kinës është në mes të 3.6% dhe 6.1%. Nesë e projektoni këtë në të ardhmen, duket që konvergjohen drejtë -3.8%-4%. Kjo është dyfishi i llogaritjes së tanishme dhe 30 herë më e keqe se gripi.
Është e përbërë nga dy realitete komplet të kundërta: Hubei dhe pjesa tjetër e Kinës.
Shkalla e vdekshmërise e Hubei-t me gjasë do të konvergjojë drejtë 4.8%. Ndërsa, për pjesën tjetër të Kinës me gjasë do të konvergojë tek 0.9%.
Poashtu më poshtë i keni të paraqitura grafet për Iran, Itali dhe Korenë Jugore, të vetmet shtete me vdekje të mjaftueshmë për ta bërë këtë më relevante.
Raporti Vdekjet/Numri total i rasteve në Iran dhe Itali është duke konvergjuar drejtë rangut 3%-4%. Supozimi im është që numrat e tyre do të përfundojnë rreth atij rangu gjithashtu.
Koreja Jugore është shembulli më interesant, sepse këta 2 numra janë tërësisht të ndarë: vdekjet / numri total i rasteve është vetëm 0.6%, por për vdekjet / rastet e mbyllura është 48%. Sipas meje arsyeja është se ky vend është esktermisht i kujdesshëm: ata janë duke testuar secilin (me aq shumë raste të hapura, shkalla e vdekshëmrisë duket shumë e vogël), dhe i lënë raste të hapura për një kohë më të gjatë (dhe i mbyllin rastet shpejtë kur pacienti vdes). Çka është e rëndësishme është se vdekjet/rastet kanë qëndruar rreth 0.5% që nga fillimi, duke sugjeruar se do të qëndrojë aty.
Rasti i fundit relevat është lundrimi Diamond Princess: me 706 raste, 6 vdekje dhe 100 shërime, shkalla e vdekshmërise do të jetë në mes të 1% dhe 6.5%.
Vini re se shpërndarja e moshës në secilin shtet do të ketë poashtu impakt: Pasi që vdekshmëria është shumë më e madhe për njerëzit e vjetër, shtetet me popullsi më të vjetër sikurse Japonia, do ta kenë më të vështirë sesa shtetet me popullsi më të re sikurse Nigeria. Poashtu janë edhe faktorët e motit, sidomos lagështia dhe temperatura, por është ende e paqartë se si do të ndikojë kjo në përhapjen dhe në shkallën e fatalitetit.
Kjo është ajo çfarë mund të konkludoni:
- Do të ketë edhe disa faktorë të jashtëm që do të ndikjonë në shkallën e vdekshmërisë
- Duke përjashtuar këtë, shtetet që janë të përgatitura do të kenë një shkallë të vdekshmërisë prej 0.5% (Koreja e Jugut) deri në 0.9% (pjesa tjetër e Kinës).
- Shtetet që janë të tronditura do të kenë shkallë të vdekshmërisë në mes të 3% dhe 5%.
Thënë ndryshe: Shtetet që reagojnë shpejtë mund ta reduktojnë numrin e vdekjeve për dhjetë herë. Dhe kjo vetëm duke llogaritur shkallët e fatalitetit. Reagimi i shpejtë poashtu ulë drastikisht numrin e rasteve, duke e bërë këtë edhe më ashiqare.
Çka duhet të bëjë një shtet për tu përgatitur?
Çka do të jetë presioni mbi sistemin
Rreth 20% e rasteve kanë nevojë për tretman mjekësor, 5% e rasteve kanë nevojë për Njësinë e kujdesit intensiv dhe rreth 1% kanë nevojë për ndihmë shumë intensive, me nevoja sikurse ventilime dhe ECMO.
Problemi është se paisjet sikurse ventillatorët dhe ECMO nuk mund të prodhohen apo të blehen lehtë. Për shembull, para disa vite, SHBA kishin në total vetëm 250 makina ECMO.
Kështu që nëse ju papritur keni 100,000 njerëz të infektuar, shumë nga ta do të dëshironin të testoheshin. Rreth 20,000 do të kenë nevojë për tretman mjekësor, 5,000 do të kenë nevojë për Njësine e kujdesit intensiv dhe 1,000 do te kenë nevojë për makinat të cilat nuk i kemi mjaftueshëm sot. Dhe kjo është vetëm me 100,000 raste.
Kjo nuk i merr parasysh problemet sikurse maskat. Një shtet si SHBA-të kanë vetëm 1% të maskave të nevojshme për t’i mbuluar nevojat e punëtorëve të shëndetësisë (12M N95, 30M kirurgjike kundrejt 3.5B të duhura). Nëse shumë raste paraqiten përnjëherë, do të ketë maska vetëm për 2 javë.
Shtetet sikurse Japonia, Koreja e Jugut, Hong Kong dhe Singapori, si dhe regjionet Kineze jashtë Hubei, kanë qenë të përgatitur dhe i kanë dhënë kujdesin e duhur pacientëve.
Por, pjesa tjetër e shteteve perëndimore janë duke shkuar në drejtimin e Italisë dhe Hubei. Çfarë është duke ndodhur atje?
Si duket një sistem shëndetësor i mbingarkuar.
Ngjarjet që kanë ndodhur në Hubei dhe ato në Itali janë duke u përsëritur. Hubei ka ndërtuar dy spitale në dhjetë ditë, por edhe pas kësaj, ishte tërësisht i mbingarkuar.
Të dyja rajonet ankoheshin se pacientët i kanë përmbytur spitalet e tyre. Ata duhej të trajtoheshin çdoku: në korridore, dhoma të pritjes…
Punonjësit shëndetësorë kane kaluar orë të tëra me paisje të njejta mbrojtëse, sepse ata janë në ekspozim të vazhdueshëm ndaj virusit, pa pasur paisje të mjaftueshme mbrojtëse. Nëse ata infektohen, kjo do të thotë se duhet të jenë në karantinë për 14 ditë, përgjatë së cilës ata nuk mund të ndihmojnë. Në skenarin më të mirë i humbin 2 javë. Në skenarin më të keq, ata vdesin.
Gjendja më e keqe është në njësitë e kujdesit intensiv, kur pacientët duhet të përdorin ventilatorët dhe ECMO-të e njejta. Këto në fakt, janë të pamundura të shpërndahen, kështu që punonjësit shëndetësorë duhet të vendosin cilët pacientë do t’i përdorin ato. Kjo me të vertetë do të thotë, cilët jetojnë dhe cilët vdesin.
“Pas disa ditëve ne duhet të vendosim. [...] Jo çdokush mund të inkubohet. Ne vendosim në bazë të moshës dhe gjendjes shëndetësore.” - Christian Salaroli, mjek Italian.
3. Çka duhet të bëjmë?
Zvogëlimi i lakores
Kjo është tashmë pandemi. Nuk mund të eliminohet. Por, ajo çka mund të bëjmë është të zvogelojmë impaktin.
Disa shtete kanë qenë shembull për këtë. Shembulli më i mirë është Taiwani, i cili është mjaft i lidhur me Kinën por deri më sot ka më pak se 50 raste. Ky punim e shpjegon të gjitha matjet që i kanë bërë ata me kohë, të cilët kanë qenë të fokusuar në kontrollim. Ata kanë mundur ta kontrollojnë atë, por shumica e shteteve nuk e kanë këtë ekspertizë dhe nuk kanë mundur. Tani, ata luajnë një lojë tjetër: zbutjen. Ata duhet të bëjnë virusin sa më të padëmshëm që është e mundshme.
Nëse ne i zvogelojmë infektimet sa më shumë që është e mundur, sistemet tona të shendetësisë do të mund t’i trajtojnë rastet shumë më mirë, duke e ulur shkallën e vdekshmërisë poshtë. Dhe, nëse e përhapim këtë gjatë kohës, do të arrijmë një pikë ku pjesa tjetër e shoqërisë mund të vaksinohet, duke e eliminuar rrezikun tërësisht. Kështu që qëllimi jonë nuk është të eliminojmë ngjitjen e koronavirusit. Është ta shtyejmë atë.
Sa më shumë që i shtyejmë rastet, aq më mirë mund të funksionojë sistemi shëndetësorë, aq më e ulët shkalla e vdekjes dhe aq më e lartë është shansa që popullsia mund të vaksinohet para se të infektohet.
Si ta zvogëlojmë lakoren?
Distancat sociale
Është një gjë shumë e thjeshtë që mund ta bëjmë dhe funksion: distancat sociale.
Nëse i kthehemi grafit të Wuhanit, ju do ta kujtoni se në momentin që u bë një mbyllje totale, numri i rasteve është zvogëluar. Kjo ka ndodhur për shkak se njerëzit nuk kanë bashkëvepruar me njëri tjetrin, dhe virusi nuk është përhapur.
Konsensusi aktual shkencor është se virusi mund të shpërndahet brenda dy metrave nëse dikush kollitet. Përndryshe, pikëzat bijnë në toke dhe nuk ju infektojnë.
Infeksioni më i keq vjen nga sipërfaqet: Virusi mbijeton me orë apo ditë në sipërfaqe të ndryshme. Nëse sillet sikurse gripi, mund të mbijetojë me javë në metal, keramikë apo plastikë. Kjo do të thotë se gjërat sikurse dorezat e dyerve, tavolinat apo butonat e ashensorëve mund të jenë burime të tmerrshme të infektimeve.
Mënyra e vetme për të zvogëluar këtë është përmes distancës sociale: Duke i mbajtur njerëzit në shtëpi sa më shumë që është e mundur, sa më gjatë që është e mundur.
Kjo veç se është dëshmuar në të kaluarën. Sidomos, në pandeminë e gripit të 1918-tës.
Mësimet nga gripi i 1918
Ju mund ta shihni si Philadelphia nuk ka reaguar me shpejtësi dhe ka pasur një kulm të lartë të vdekshmërisë. Krahasojeni atë më St Louis, të cilët kanë reaguar me kohë.
Më pas shikoni Denver-in, që ka miratuar masa mbrojtëse dhe më pas i ka liruar ato. Ata kishin një ngritje të dyfishtë, me të dytën më të madhe se të parën.
Nëse e gjeneralizoni, do të gjeni këtë:
Ky graf tregon, për gripin e 1918 në SHBA, se sa më shumë vdekje kishte për secilin shtet varësisht se sa shpejt kanë marrur masa. Për shembull, një qytet sikurse St Louis ka marrë masa 6 ditë para Pittsburg-ut dhe kishte më pak se gjysma e vdekjeve për banorë. Mesatarisht, marrja e masave 20 ditë më herët e ka përgjysmuar shkallën e vdekjes.
Italia më në fund e ka kuptuar këtë. Ata në fillim e mbyllën Lombardinë të Dielën dhe një ditë më vonë, të Hënën, ata e mësuan gabimin e tyre dhe vendosën ta mbyllin tërë shtetin.
Shpesojmë që do t’i shohim rezultatet në ditët në vijim. Sidoqoftë, do të duhet një javë apo dy për ta parë. Kujtoni grafin e Wuhan-it: kishte një vonesë prej 12 ditësh në mes të momentit të lajmërimit të mbylljes dhe momentit kur rastet zyrtare (të portokalltë) filluan të uleshin.
Si mund të kontribojnë politikanët në distancimin social?
Pyetja që po i bëjnë sot politikanë vetes nuk është se a duhet të bëjnë diçka, nëse po atëherë cili është veprimi i duhur për ta bërë.
Ekzistojnë disa faza për të kontrolluar një epidemi, duke filluar me parashikimin dhe duke mbaruar me zhdukjen. Por është shumë vonë për shumicën e opsioneve sot. Me këtë nivel të rasteve, të vetmet dy opsione që politikanët i kanë para tyre janë: kontrolli dhe zbutja.
Kontrolli
Kontrolli do të thotë të sigurohemi që secili rast është i identifikuar, kontrolluar dhe izoluar. Është ajo çka Singapori, Hong Kongu, Japani ose Taiwan janë duke e bërë shumë mirë: Ata shumë shpejt e kanë limituar numrin e njerëzve që vijnë, identifikimi i të sëmurëve, izolimi i menjëhershëm i tyre, përdorimi i pajisjeve të avancuara mbrojtëse për të mbrojtur shëndetin e punëtorëve, vëzhgimi i të gjitha kontakteve të tyre, mbajtja e tyre në karantinë… Kjo funksionon shumë mirë kur jeni të përgatitur dhe merren masat më herët, dhe nuk keni nevojë ta shkatërroni ekonominë tuaj.
Une veç se e kam paraqitur trajtimin e Taiwan-it. Por Kina është e mirë poashtu. Limitet në të cilat kanë shkuar për të kontrolluar virusin janë të pa imagjinueshme. Për shembull, ata kanë pasur deri në 1,800 ekipe me nga 5 persona, ku secili ka vëzhguar çdo person të infektuar, me çdo kë që kanë pasur kontakt, pastaj çdo kë që këta njerëz kanë pasur kontakt dhe izolimin i tyre. Kjo është mënyra se si kanë mundur ta kontrollojnë virusin në një shtet me një miliardë banorë.
Këtë nuk kanë mundur ta bëjnë shtetet Përendimore. Dhe tash është shumë vonë. Njoftimi i fundit i SHBA-së për ndalimin e shumicës së udhëtimeve nga Europa është një masë kontrolluese për një shtet që ka, për momentin 4 herë më shumë raste se sa që ka pasur Hubey kur është mbyllur, duke u rritur eksponencialisht. Si mund ta dimë se është e mjaftueshme? Me sa duket, ne mund ta dimë duke shikuar ndalimin e udhëtimeve në Wuhan.
Ky graf tregon ndikimin që ka pasur ndalimi i udhëtimeve në Wuhan në vonimin e epidemisë. Madhësia e fluskave tregon numrin e rasteve ditore. Linja e më e lartë tregon efektin nëse 40% dhe 90% e udhëtimeve eliminohen. Ky është një model i krijuar prej epidemologëve, sepse ne nuk mund ta dijm sigurt.
Nëse nuk shihni dallime të theksuara, keni të drejtë. Është shumë e vështirë të vërehen ndryshimet gjatë zhvillimit të epidemisë.
Hulumtuesit parashikojnë, se pas të gjithave, ndalimi i udhëtimit në Wuhan e ka shtyrë përhapjenn në Kinë për 3-5 ditë.
Por, çfarë kanë menduar hulumtuesit se do të jetë efektii uljes së përhapjes?
Blloku më lartë është i njejtë sikurse që e keni parë më herët. Dy blloqet tjera tregojnë ulje të shkallës së përhapjes. Nëse shkalla e përhapjes ulet për 25% (me anë të distancimit social), atëherë kjo e rrafshon lakoren dhe e vonon majen për 14 javë. Uleni përhapjen për 50% dhe ju as që mund ta shihni epideminë brenda një çereku.
Ndalimi i udhëtimeve në Europë nga administrata e SHBA-së është vendim i mirë: Më gjasë na ka fituar disa orë, apo ndoshta një ditë apo dy. Nuk është i mjaftueshëm. Është masë kontrollekur në realitet na duhen masa të zbutjes.
Në momentin që ekzistojnë qindra apo mijëra raste duke u rritur në popullsinë, ndalimi i rasteve të reja, vëzhgimi i rasteve ekzistuese dhe izolimi i kontakteve të tyre nuk është më i mjaftueshëm. Niveli tjetër është zbutja.
Zbutja
Zbutja kërkon distancim të lartë social. Njerëzit duhet të ndalin takimet për të ulur shkallën e përhapjes (R) , nga R = ~2-3 që e ndjek virusi në kushte normale, në nën 1, në mënyrë që eventualisht të ndalohet.
Këto masa kërkojnë mbylljen e kompanive, dyqaneve, tranzitet e masave, shkollat, bllokimet e detyruara...Sa më e keqe situata, aq më i rëndë duhet të jetë distancimi social. Sa më herët që i vendosni masat e rrepta, aq më pak kohë ju duhet ti mbani ato, aq më lehtë të identifikoni rastet dhe aq më pak njerëz infektohen.
Kjo është ajo çka duhej të bëntë Wuhan. Kjo është ajo çka Italia ishte e detyruar ta pranonte. Sepse kur virusi është i papërmbajtshëm, masat e vetme janë bllokimi i të gjitha zonave të infektuara dhe ndalja e përhapjes menjëherë.
Me mijëra raste zyrtare - dhe dhjetëra mijëra në realitet - kjo është ajo çka duhet të bëjnë vendet sikurse Irani, Franca, Spanja, Gjermania, Zvicra dhe SHBA-të.
Por, ata nuk janë duke e bërë këtë.
Disa biznese janë duke punuar nga shtëpia, që është fantastike.
Disa organizime masive janë duke u ndaluar.
Disa zona të infektuara janë duke e vendosur vetën në karantinë.
Të gjitha këto masa e ngadalsojnë virusin. Ata do të ulin shkallën e përhapjes nga 2.5 në 2.2 apo 2. Por, nuk janë të mjaftueshme për të ulur nën 1 për një kohë të mjaftueshme për të ndalur epideminë. Dhe nëse nuk mund ta bëjmë këtë, ne duhet ta sjellim sa më afër 1 që është e mundshme për një kohë sa më të gjatë që është e mundshme për të ulur lakoren.
Kështu që pyetja është: Cilët janë sakrificat që mund të bëjmë për të ulur R? Kjo është lista që Italia e ka vendosur para nesh:
- Askush nuk mund të hyjë apo të dalë nga zonat e bllokuara, përveq nëse jane rastet e vërtetuara familjare apo për punë.
- Lëvizjet brenda zonave duhet të shmangen, përveq nëse mund të justifikohen për punë urgjente personale apo arsye të punëve që nuk mund të shtyhen.
- Njerëzit me simptoma (infeksione të frymëmarrjes apo temperaturë) janë “shumë të rekomanduar” të qëndrojnë në shtëpi
- Kohët standarde të pushimit për punonjësit shëndetësorë janë të suspenduar
- Mbyllja e të gjitha objekteve të edukimit (shkollat, universitetet…), fitneset, muzetë, qendrat e skijimit, qendrat kulturore dhe sociale, pishinat e notit dhe teatrot.
- Baret dhe restorantet kanë kohë të limituar të punës nga 6 paradite deri në 6 pasdite, me së paku një metër distance ndërmjet njerëzve
- Të gjitha pubet dhe klubet duhet të mbyllen
- Të gjitha aktivitetet komerciale duhet të mbajnë një distancë prej një metër në mes të konsumatorëve. Ata të cilët nuk mund ta bëjnë këtë duhet të mbyllen. Tempujt mund të qëndrojnë të hapur nëse mund ta garantojnë këtë gjë.
- Vizitat të miqve dhe familjarëve në spitale janë të limituara
- Mbledhjet e punës duhet të shtyhen. Puna nga shtëpia duhet të inkurajohet
- Të gjitha ngjarjet sportive dhe garat, publike apo private, janë të anuluara. Ngjarjet e rëndësishme mund të mbahen në dyer të mbyllura.
Pas dy ditëve ata kanë shtuar: “Jo, në fakt ju duhet ti mbyllni të gjitha bizneset që nuk janë esenciale. Kështu që tani po i mbyllim të gjitha aktivitetet komerciale, zyret, kafetë dhe dyqanet. Vetëm transportimi, farmacitë dhe ushqimoret duhet të qëndorjnë të hapura”
Një qasje është rritja graduale e masave. Fatkeqësisht, kjo i jep kohë të çmuar virusit që të përhapet. Nëse doni të jeni të sigurt, bëjeni në stilin e Wuhan. Njerëzit mund të ankohen tani, por do të ju falenderojnë më vonë.
Si mund të kontribojnë udhëheqësit biznesorë në distancimin social?
Nëse jeni një udhëheqës i një biznesi dhe dëshironi të dini se çka duhet të bëni, burimi më i mirë për ju është Klubi i qëndrimit në shtëpi (Staying Home Club). Është një listë e politikave të distancimit social që janë përdorur nga kompanitë teknologjike në SHBA - deri më tani 328.
Ata variojnë nga lejohet e deri tek është e obligueshme të punohet nga shtëpia dhe ndalimet e vizitave, udhëtimeve dhe eventeve.
Ka më shumë gjëra që çdo kompani duhet të përcaktojë, siq janë punëtorët me orar, a të mbajnë zyret e hapura apo jo, si ti mbajnë intervistat, çfarë të bëjnë më kafeteritë…
4. Kur?
Është shumë e mundshme që deri më tani jeni pajtuar me gjithçka çka kam thënë, dhe jeni duke pyetur që nga fillimi kur ta bëni secilin vendim. Thënë ndryshe, çfarë duhet të presim që të marrim secilën masë.
Për të zgjidhur këtë e kam krijuar një model. Ju mundëson juve të parashikoni numrin e mundshëm të rasteve në zonën tuaj, probabilitetin që punëtorët tuaj janë të infektuar, si evolon ajo gjatë kohës dhe si kjo duhet të ju tregojë juve a të jeni të hapur.
Na tregon gjërat si:
- Nëse kompania juaj ka pasur 100 punëtorë në zonën shtetërore në Washington, që ka pasur 11 vdekje nga koronavirusi më 8 Mars, ekzistonte një mundësi prej 25% që se paku një nga punëtorët tuaj ka qenë i infektuar dhe ju duhet ta mbyllnit atë menjëherë.
- Nëse kompania juaj ka pasur 250 punëtorë në South Bay (që ka pasur 22 raste zyrtare me 8 Mars dhe numri i vertetë më gjasë është së paku 54), me 9 Mars ju do të kishit një shansë prej ~2% që të keni së paku një punëtorë të infektuar, dhe do të duhej ta mbyllnit zyrën gjithashtu.
- Nëse kompania juaj është në Paris dhe ka 250 punëtorë, sot ekziston një shansë prej 95% që një nga punëtorët tuaj e ka koronavirusin dhe ju duhet ta mbyllni zyrën tuaj menjëherë.
Modeli përdorë emërtimet si “kompani” dhe “punëtorë”, por i njejti model mund të përdoret për gjithçka tjetër: shkollat, transitet e masave… Kështu që nëse keni vetëm 50 punëtorë në Paris, por të gjithë prej tyre do ta përdorin trenin, ku takohen me mijëra njerëz të tjerë, papritur gjasat që së paku një prej tyre do të infektohet është shumë e madhe dhe ju duhet ta mbyllni zyrën menjëherë.
Nëse ende hezitoni sepse askush nuk ka simptoma, mbani në mend se 26% e ngjitjeve ndodh para se të shfaqet ndonjë simptomë.
A jeni pjesë e një grupi të liderëve?
Kjo matematikë është vetjake. Shikoni rirezikun e çdo kompanie individualisht, duke marrur rrezik aq sa dojmë përderisa rreziku i pa-evitueshëm i koronavirusit i mbyll zyret tona.
Por, nëse jeni pjesë e një lige të liderëve biznesorë apo politik, llogaritjet tuaja nuk janë vetëm për një kompani, por për të gjithë. Matematika bëhet: Cila është gjasa që një nga kompanitë tona është e infektuar? Nese jeni një grup i 50 kompanive me nga 250 punëtorë mesatarisht, në San Fransisko, ekziston një shansë prej 35% që së paku një nga kompanitë e ka një punëtor të infektuar, dhe 97% shansë që e njejtë të jetë e vertetë javën tjetër.
Përfundimi: Kostoja e pritjes
Mund të duket e frikshme të merrni nje vendim sot, por nuk duhet ta mendoni atë në këtë mënyrë.
Ky model teorik tregon komunitetet e ndryshme: njëri nuk merr masat për distancim social, njëri i merr në ditën N të shpërthimit, tjetri në ditën N + 1. Të gjitha numrat janë tërësisht të imagjinuar (i kam zgjedhur për të imituar çfarë ka ndodhur në Hubei, me ~6k raste të reja në ditë në rastin më të keq). Këto janë vetëm për të ilustruar sa është e rëndësishmë një ditë e vetme në diçka që rritet eksponencialisht. Ju mund ta shihni se vonimi për një ditë arrin majat më vonë dhe më lartë, por më pas rastet ditore konvergjojnë në zero.
Por, çka rreth rasteve grumbulluese?
Në këtë model teorik që e imiton afër Hubei-n, pritja për një ditë më shumë krijon 40% më shumë raste! Kështu që, nëse autoritetet e Hubei do të kishin deklaruar bllokimin më 22 Janar në vend të 23 Janrit, ata do të kishin zvogëluar numrin e rasteve per 20 mijë.
Dhe mbani në mend, këto janë vetëm rastet. Vdekshmëria do të ishte shumë më e lartë, sepse nuk do të kishte vetëm 40% më shumë vdekje. Do të kishte një kolaps shumë më të madh të sistemit shëndetësor, duke sjellur shkallë të vdekshmërisë 10x më të madhe, siç e kemi parë më herët. Kështu që një ditë dallim në masat e distancimit social mund të ndikojnë në eksplodimin e numrit të vdekjeve në komunitetin tuaj duke shumëfishuar numrin e rasteve dhe shkallës së fatalitetit.
Ky është një kërcënim eksponencial. Çdo ditë është e rëndësishme. Kur ju e shtyni vendimin për një ditë, ju nuk jeni duke kontribuar vetëm në disa raste. Më gjasë janë qindra apo mijëra raste në komunitetin tuaj. Çdo ditë që nuk ka distancë sociale, këto raste rriten eksponencialisht.
Shpërndajeni lajmin
Ky është më gjasë rasti i vetëm në dekadën e fundit ku shpërndarja e një artikulli mund të shpëtojë jetë. Ata duhet ta kuptojnë këtë për të parandaluar një katastrofë. Momenti për të reaguar është tash.