Ndodh t’iu largohem viteve e të rikthehem si dikur brigjeve të tua,
në kufi të prekjes, në kufi të cekjes,
disa hapa larg i përjashtuar, në kujtim të atij fëmije
që kërkonte gjithçka me e pas përnjëherë ndër duar,
me e dasht për një moment, me e dasht vetëm për aq
e më pas prej vetes me e larguar,
e që s'pat kufi derisa zbuloi se qielli qe i ndaluar.
Si për ngushëllim,si për ta hutuar atëherë
gjithçka duhet t’i kenë dhënë ndër duar
por ai edhe në ëndrra do të ketë kërkuar,
i etur për qiell,i etur për diç të ndaluar.
E fëmija mësoi të vështrojë në breg, e fëmija vështron në prag
dhe ndjenjën hesht, me ndjenjë mos me e prek,
me ndjenjë mos me e cek, me ndjenjë mos me e takuar,
në pritje të një thirrje që dëshira ia mban zgjuar
qiellin veç një here në vete me e zotëruar,
por shpejt, përballë tij ende fëmijë do jetë dorëzuar
se vështirë të gjesh,jo unë kurrë nuk e kam dëgjuar
që një pushtues nga i pushtuari të mos jetë pushtuar
se tashmë e kam zbuluar se më madhështor
mbetet kurdoherë i vetëmjaftuari.
Poezi të ndryshme janë botuar nga disa antologji për poet të rinj në Shqipëri, Kosovë, Spanjë dhe në Amerikë.