"Me shneeeeet Bajraaaaami" - kjo ishte brohoritja ne kor e ma shume se 10 fëmive që dilshin për çdo Bajram në çdo shtëpi të katundit, derë më derë; masi që i fshijshin petullat me djath e mjaltë në shtëpi.
Ka ken adet e mezi që kena pritë me ardhë Bajrami e me dal me shetit e me mbledh bonbona, çokollada e kush çka ka pasë me na dhuru ne si fmi.
Ditën e parë paradite shetitshim katunin tonë, Sukubinen mandej nëse nuk kena ken të lodhun; e shetitshim derë më derë edhe katunin ma të afërt Draginen e diten e dytë merrshin perpara Boret, Lisnen e dikush dikush edhe Shtodrin. Ka pasë Bajrame që kena mbërri edhe në maje të Kravarit por u matshim disa herë masi ka ken perpjete.
E veçanta tjeter ka ken që secili prej nesh i kena pasë keset ma të bukura që munesh me i gjetë. Se për njata kese kena nga te tanë vjeten me i rujt ma të bukurat per Bajram. Kto kanë ken vitet kur jena knaqë me pak e ja kena ditë vleren shoqnisë.
Mandej u shtyshim si fmi se kush e ka kesen ma tbukur, kush ka mbledhë ma shumë cokollada (edhe pse bashkë shetitshim). Sa të shpeshta kanë kenë konaqet që na jepshin ujë, e nuset dilshin me tabake me langje te te tana llojeve se Bajram ma.
U shtyshim cila nanë i ban amelsinat ma të mira. Valla ala mu vetë unë, nans teme sja kalan askush. Nanat e te tanve i bajnë amelsinat ma t'mira.
Per cdo Bajram prinderit na bleshin teshat e reja te cilat i kena rujt si syte e ballit se kane ken teshat e Bajramit. S'kena pasë shumë po gjithmonë kena ken të veshun, të mbathun e të ngimun. Se tanë kena ken të barabartë e askush nuk t'ka shiku me sy përulës e nuk tka dashtë pë interes.
Gzimi ma i madh ka ken ai kur baba e ka pru Bajramin në shpi masi që asht fale e te tanë kena fillu me u rrokë e përqafu. Era e petllave ka marrë te tanë mahallen e në ballkone dilshim me uru njeni tjetrin perpara se me shku te njeni tjetri.
E masenej nese ka qellu Kurban Bajram, dreka me mish kijit masi asht pre kurbani. Prap po tham, nana jeme e nanadaja misditen e Bajramit e kanë pasë zanatë.
Nese tham se tjeter lezet ka ken, ia pranaj vedit që kam nisë me u plakë por smundem ma e pranu që më mungan aja kohë. Shpesh kur paloj kese qoftë të letres apo të thjeshta, tham me vedi; oh ça kishte ken njikja per Bajram.
Me zemer t'mirë e me shnet Kurban Bajrami të tanve.
CEO - Ndjenje n'Kornize *Juriste e diplomuar BA/MA; Autore e "Na dy", "Pertej Lajthitjes", "Andje"; Perkthyese Freelance ALB/MNE/ENG.