Kur gjumi i amël i largsisë s’përjetshme
T’mi ketë qendisë qerpikët sic qëndisë gjylpana gjergjefin
Kanë me thanë që kurrë s’tkam dashtë
Mes veti kanë me u shty, për do dramca që kurrë ba s’janë kafshatë.
Për nji kafshatë a copë hisje n’krahnuer tandin kanë me kërku
Tue t’thanë se s’jam kujdesë për ty
Së s’kam la për ty, qendisë a qepë s’kam për ty!
Kanë me thanë që kurrë s’tkam dashtë.
Se kurrë asnji za se kam ngritë
E vec vargje n’pe si rruzat kam rreshtu
Shpirtin tuj ta dhanë pak nga pak…
Prap kanë me gjetë dicka me thanë
që unë nuk të dashta aspak!
Unë dita me dashtë n’heshtje pa dhanë tellall;
Se carshia e nrikullave nuk shquhen për tjera punë
me bërtitë asgjanë, dicka me e ba
e gjithckanë në asgja me e shndërru!
Kanë me thanë që kurrë s’tkam dashtë
Ata që dashninë tonë s’patën sy me e pa, lakmi i patën marrë!
E vec atëherë kur mos të muj ma me folë
Kanë me heshtë e tjetër cka kanë me nisë me shtjellu,
Që edhe ti, mbase s’kishe pasë ditë me m’dashtë mu.
FluMus
CEO - Ndjenje n'Kornize *Juriste e diplomuar BA/MA; Autore e "Na dy", "Pertej Lajthitjes", "Andje"; Perkthyese Freelance ALB/MNE/ENG.