64x64
Anduen Gashi
I apasionuar pas futbollit :)
15 Korrik 2018 · 5 min lexim

"Kampionati botëror" dhe historia e tij

"Kampionati botëror" dhe historia e tij

E diele, 15 korrik 2018.


Gjatë kësaj kohe të nxehtë vere dhe këtij ankthi se a do vijnë sunduesit e rinj të futbollit nga qendra e europës apo nga ballkani, do dëshiroja ta bëjë një grumbull informatash dhe statistikash mbi të gjithë kampionatet botërore.


Kampionati botëror ka një histori të gjatë e cila daton që nga viti 1930, ku atë botë ky kampionat u mbajt në Urugai dhe në te morrën pjesë vetëm 13 ekipe. Në total u organizuan 18 ndeshje dhe me një fitore prej 4 me 2 në finale kampion u shpall shteti organizues, pra Urugai, duke e mposhtur Argjentinën. Në këtë kampionat numri i golave ishte 70 në total, ndersa golashënuesi më i mirë ishte Guillermo Stabile nga Argjentina me 8 gola te shënuara në 4 ndeshje.


Kampionati botëror pati disa ndryshime te vogla vit pas viti deri sa standardi u bë me 16 ekipe për kampionat. Kështu qëndroj deri në vitin 1982 kur nga 16 ekipe numri kaloj në 24, e me pas ky numër u ndryshua edhe një herë në vitin 1998 në kampionatin e zhvilluar në Francë, ku u caktua standardi qe kemi edhe sot me 32 ekipe pjesëmarrëse dhe me 64 lojë në total.


Golat

Nese thellohemi pak me shumë në statistika në 20 kampionate te organizuar (pa llogaritur këtë qe do përfundoj sot) jane shënuar gjithsej 2379 gola, e nëse shohim se janë luajtur gjithsej 900 lojë atëherë do kemi një mesatare prej 2.6 gola për ndeshje.


Duke mbetur ne aspektin e golave, kampionati më i pasur me gola per ndeshje ishte ai i vitit 1954 i mbajtur ne Zvicër me 140 gola në 26 ndeshje ose 5.4 gola për ndeshje, ndërsa kampionati më i varfër nga ky aspekt ishte ai i vitit 1990 i organizuar në Itali i cili ne 52 takime numëroi gjithsej veëm 115 gola ose 2.2 gola për ndeshje.


Ndërsa nëse shohim për një loje te vetme atëhere rekordin mban një lojë e largët e vitit 1954, qerekfinalja ndërmjet Austrisë dhe Zvicresm me gjithsej 12 gola, që perfundoj me rezultat perfundimtar 7 me 5 në të mirë te Austrisë, ndërsa dy turpërimet më të mëdha mund të llogariten ndeshjet Hungari - El salvador dhe/ose Hungari - Republika e Korese, te parën Hungaria e deklasoi me rezultat 10 me 1, ndërsa te dyën me diferencë të njejtë por pa pësuar gol me rezultat 9 me 0. Edhe Jugosllavia numëron një fitore 9 me 0 kundër shtetit Zaire, e shënuar ne fazën e grupeve në kampionatin e vitit 1974.


Lojtarët



Te gjithë e njohim futbollistin në foto, është një prej futbollistve më të mirë te të gjitha kohërave, është fjala për portierin e kombëtares së Italise, pra Bufon. Historia e kampionatit botëror, e ka te shënjuar në top listë këtë lojtar për një vecori tjetër.

Bufon (Itali) së bashku me Antonio Carbajal (Meksike) dhe Lothar Matthaeus (Gjermani) jane të vetmit tre lojtar me nga 5 paraqitje ne kampionate botërore, për kombëtaret përkatese.


Fituesit


Ne foton më lart shihen dy legjenda braziliane, Ronaldinho (majtas) dhe Rivaldo (djathtas) duke puthur kupën e botes.

Ky privilegj u është dhënë vetëm lojtarëve të pak shteteve. Janë gjithsej 8 shtete që kanë shijuar këtë gëzim e kënaqesi, duke filluar nga poshtë: Spanja, Franca e Anglia e kanë fituar nga një herë këtë trofe, pastaj Argjentina e Uruguai nga dy herë, me nga katër herë qëndrojne Italia e Gjermania ndërsa Brazili me pesë herë qëndron ne maje e i pa frikësuar edhe kete vit, pasi finalistet jane tashme të njohur e nuk i rrezikojne asgjë Brazilit. (Kroacia nuk ka fituar kurrë me parë, ndërsa Franca siq e ceka edhe me herët ka vetem një titull me parë).


Tash do i citoj edhe disa statistika nga wikipedia vetëm që ti kemi të listuara këtu pas këtyre infomatave:


  • Më së shumti tituj të fituar:
  • BRAZILI - 5 here
  • Më së shumti herë finalist:
  • GJERMANIA - 8 here
  • Më së shumti herë në top treshe:
  • GJERMANIA - 12 here
  • Më së shumti herë në top katershe:
  • GJERMANIA - 13 here
  • Më së shumti herë në top tetshe:
  • BRAZILI - 18 here
  • Më së shumti herë në top gjashtembedhjetshe:
  • BRAZILI - 21 here (cdo kampionat)
  • Më së shumti paraqitje:
  • BRAZILI - 21 here (cdo kampionat)
  • Lista e plote


Shpresoj të ju pëlqej ky grumbullim, mua më pëlqen te mbledh fakte dhe statistka rreth futbollit, nëse keni ndonje koment, ju lutem shkruani pa problem në komente, une do provoj te shkruaj shume rreth sportit me te bukur ne botë, futbollit.



Anduen Gashi
I apasionuar pas futbollit :)

Gjithashtu lexoni


0 komente