Kam nevojë për gjumë. E vetmja kohë kur shpirti pushon. Ku zemra rreh e unë se dëgjoj. Mendja vetëm më le, e nuk më torturon. Mbuloj trupin me batanijen e ngrohtë siç bën një nënë kur mbështjell fëmiun e saj pasi e lanë me ujë të ngrohtë. Fryma m'qarkullon në gjjthë trupin, merr trupi frymë me shpirt se shijon gjumin, me të sikur e lëshoj gjumin dhe e ngreh prapë se kam nevojë për të. Vdekje e ëmbël më ishe ti, të dorëzohem i tëri. E mankthi që vie është kur ti m'braktis e unë... zgjohem.
Sovran Hoti.