Nëpër udhtë e shtrueme me përqafime, n'plasa të tyne, gjen copa të imta zemrash që thyhen, pa bëzanë, netve kur gjumi na i randon qepallat!
Në vend t'hapave në ato kalldrame jete, përkundim andrrën si kadalë... e mësojmë vedin, e mësojmë edhe atë që shtrengushëm e mbajmë, se tash duhet me u nda, ngadalë...
Me u nda, fizikisht jo, po ma, lëkurë për lekurë gjumi mos me na nxanë;
Me fjetë, nina-nana, pa lëshu za, pa bëzanë.
E bindim vedin, ma së pari herë, me thanë Jo-në ma të randë në botë; me refuzu ledhatimin ma të ngrohtë, shikimin ma të thellë, që thyhet n'sytë e njani-tjetrit si n'pasqyrë, mbushun lëndim...
A e din çka asht' me tu thye zemra në mija copa e prap në krahë me shtrëngu jetën?
Dhe jo nuk asht kur shuhet nji dashni!
Asht kur përtej dashnisë, e shtrëngon fminë tand, aty ku fiqtë lshojnë rranjë!

CEO - Ndjenje n'Kornize *Juriste e diplomuar BA/MA; Autore e "Na dy", "Pertej Lajthitjes", "Andje"; Perkthyese Freelance ALB/MNE/ENG.