64x64
Fitim Majkovci
Djalë i ri, me nji botë mas vetës që shpesh e shan' e herë tjera e don' shumë. Proza, Poezi, Monologje e shkrime t'gjata narrative. Pak nihilist. Mirë se vjen!
9 Korrik 2018 · 2 min lexim

JETË E RREJSHME!

JETË E RREJSHME!

Jetë e trillume përmi rrena,

që nuk mshef kurgja pos tmerrit e territ,

në luftë me ekzistencën

e me nji kompleksivitet t'pa shoq,

me rrnu' a me u rru prej ksaj' toke t'ndytë ? 


Nji oqean i madh me urime t'nanës,

që lutjet ma të sinqerta i dërgon n'adresën tande,

e nji makth me përjetime reale,

që fundosin sinqeritetin e nji shpirti t'pa sherr.


Tokë që shumë fort dridhet,

tue u lëkund sa nji anë sa nji tjetër,

t'len nën mëshirën e fatit

me shpresu se ki me pritë nji ditë ma t'mirë.


Jetë e trillume përmi rrena,

tuj u nisë prej lutjeve të nanës që s'gjejnë adresë,

e deri tek toka që t'premtoi strehën mbi shpinë t'saj,

por u lëkund atëherë kur ma së shumti ia ndjeve nevojën.


Jetë e trillume përmi rrena

që pos tmerrit e territ,

s'bjen gja tjetër

me rrnu ? 

a me u rru ?

prej ksaj' dreq toke ?!


Fitim Majkovci


Fitim Majkovci
Djalë i ri, me nji botë mas vetës që shpesh e shan' e herë tjera e don' shumë. Proza, Poezi, Monologje e shkrime t'gjata narrative. Pak nihilist. Mirë se vjen!

Gjithashtu lexoni


0 komente