I dashtuni jem,
Nuk e di, pse deri sot, frikë kam pasë do fjalë me i qitë në letër, e me përshkru prej thellësisë së qënies teme atë që e ndjej për ty. Nuk e di, pse deri itash skam mujtë me vargu asnji rresht edhe pse kurrë skam pra e skam rreshtë s’menduemi për ty.
S’po tham se cdo gja ka me ra n’vend t’vetin, e as epilog ska me marrë me prezencen tande në jeten teme por jam e bindun se themeli i lumtunisë teme kanë me kenë dy sytë tuj. Asgja s’ka me pasë randsinë që e ka sot vec të rrahunat e zemres tande kanë me kenë epiqendra e bërthama, boshti rreth të cilit ka me u sjellë kjo botë e jemja.
I dashtuni jem, kanë me xhelozu pafund n’lidhjen tonë të qendisun n’damarë gjaku, n’marrëdhënien jetike lëkurë –m’lëkurë e n’thurjen gërshet t’gjinit tem. Por kena me u pa sy më sy pa pra; e tjera ken s’kena me pa.
Tdu e tpres, i dashtuni jem.
E jotja përtej amshimit;
Nana!
CEO - Ndjenje n'Kornize *Juriste e diplomuar BA/MA; Autore e "Na dy", "Pertej Lajthitjes", "Andje"; Perkthyese Freelance ALB/MNE/ENG.