64x64
Anonim
29 Mars 2020 · 6 min lexim

Historia e zhvillimit dhe qumesht ne mars

Historia e zhvillimit dhe qumesht ne mars

Shikoj udhen, krejt cimento, ndjeje dhembje ne çdo hap. Keto rruge, nuk jane bere per thundrat e mija. Ato kerkojne nje toke te bute, preferojne gjelberim, e kur ska, ben edhe lloq, po kurrsesi kjo cimento e vrazhde.

Shpesh pyes veten “Balushë… pse po e kalon kete rruge?” dhe zbavitem me pergjigjjen e thjeshte dhe gjeniale “Sepse terhiqem nga kerpeshi”. E kur terhiqesh nga kerpeshi nuk je ti ai qe zgjedhe rrugen, por tërheqesi.


Terheqsi i jone, njeriu ka vendosur per rrugen tone perafersisht 10.000 vite te fundit. Para kesaj kohe ne njiheshim si Auroch-et, ishim nje qenje krenare qe nuk i nenshtroheshim askujt. Zoteronim territoret nga Azia, Europa dhe Afrika veriore dhe ishim te respektun nga te gjithe!


Po te tregoja se cilat jane vizatimet me te vjetra, nuk do besoje se jane te paraardhesve tane! Keto vizatime ruhen dhe çmohen nga gjithe bota. Me e famshmja eshte ajo ne shpellen Lascaux, ne Francë, që njeriu mendon se eshte vetem 17 mijë vite me pare. Edhe nese jane perllogaritjet e sakta, na datojme shume, e shume vite me pare! 

Vizatimet e Auroche-ve ne Lascaux, per te cilat flet Balusha

Po tu thoshe te pareve tane qe kjo qenia “njeri” do te sundonte boten, do te qeshnin “Ata qe po na vizatojne neper shpella? Balushë leje ato te pallura”. Ky kendveshtrim nuk eshte qudi per Auroch-et (e me pare edhe Bisonët), kjo qenie ishte shume delikate, por ata prej vizatimeve te thjeshta fituan shkathtesi me duar dhe filluan te ndertojne armë.


Armët e para qe njeriu krijoi ishin gure te thyer qe formonin nje teh, pastaj perdorin keta gure per te mprehur shkopinjë, e me keto shkopinje te mprehur na sulmonin. Kjo nuk ishte fare rrezik, betejat ishin fatale per ta. Por me vite ata rafinonin teknologjine, saktesisht 200 mije vite me pare ata arriten qe gurin e mprehur te forcojne per shkopinjë duke përdorur shirita lekure te marra nga kafshet. Kjo mundesoi ata me lehte te depertonin lekuren tone, dhe dyluftimi filloi te jete me i barabart. Por edhe kjo kohe barazie morri fund afersisht para 10 mije viteve, kur ndodhi nje revolucion, qe hodhi baraspeshen e luftimit krejt jashte ballance. Tani e tutje njeriu nuk hyrte ne dyluftim fare, merrin ne shenje nga distanca me mjetin e tyre te ri “Shigjeta”, dhe shumicen e rasteve ti as nuk dije qe ishe duke u sulmuar.


Ky revolucion duhet te kete shtyer te paret tane qe t’i qasen njeriut me butesi, te perfundojne lufterat dhe te bashkpunojne, ne vete kjo ishte menquri por do te ndryshonte totalishte rrjedhojen e llojit tone.


Bashkpunimi i pare, ose siç e quan njeriu domestikimi i Aurocheve ka ndodhur ne Azine e vogel saktesisht ne Malet e Taurus-it andaj jane emruar Bos Taurus, ky lloje eshte tani me i perhapuri ne bote. Domestikimi tjeter eshte bere ne Luginen e Indus (apo Pakistani i sotem) dhe njihet si Bos Indus e qe eshte i perhapur me shum ne Indi.


Ne mendonim se ky bashkpunim do te na sillte ne pasardhesve te Aurocheve me shum dobi se sa njeriut. Ata çdo dite perfitonin nga ne qumeshtin, ushqim mjaft proteinik e kalorik, kurse si kembim ne kishim mbrojtjen e tyre. Eshte e vertet qe nuk ishte bashkpunim pa probleme, njeriu filloj te marrë nje pelqim ne mishin e meshkujve tane qe ishin nën 20 jave, veprim barbar me te cilin kurre nuk pajtohemi, por ja qe jeta eshte e tille, gjithashtu ne kishim filluar te beheshim butake, dhe te braktisurit se mbrojtjes se njeriut na dukej e frikshme.


Ti do te mendoje se njeriu do te fillonte te behej dembel “...duke pasur gjithe keto lopë, pse te dal ne gjueti?” e do te koprracej ne ushqimin dhe te mirat tona pa punuar fare. Por perkundrazi kjo kohe e lire mundesoi qe njeriu te ndalet dhe te mendoj! Per se pari here njeriu filloi te numeroi mbi 20. “Une pasna 32 lopë!” duhet te kete thene njeri. Tjetri fillon te pyete pse jetojme ende ne shpella? Njashtu si i kemi ndertu keto heshta mund te ndertojme nje shtepi! Kjo shenoi edhe kohen kur njeriu nga nje jete gjuetie per te gjetur ushqim (hunter/gatherer), kaloi ne nje jete te agrikultures dhe prodhimit te ushqimit, normalisht qe me ndihmen tone.


Pasi ai njeriu qe sygjeroi idene per shtepi e i vertetoi te gjithe qe e kishin perqeshur gabim, njerezit filluan te jetonin neper grupe me te vogela. Filluan qe te ndanin resurset dhe te specializoheshin, dikush me grure, dikush me zejtari e dikush me ne. Por si valute u zgjedhe gjeja me e rendesishme e qe ishim ne. Kjo tradite qe ne disa regjione ende ekziston filloi qe ateher, kurse tash po ndrrohet me diqka te pavlefte si dollari.

Pos asaj, familjet filluan te marrin fuqi nga numri i jone qe kishin. Nje familje me 50 nga ne, mund te futej ne luftim me nje familje me me pak, pasi mund te pagunin ushtare qe te i perkrahnin ne lufte. Keshtu ne u benem statut simboli, e admiroheshim nga mbreter, e nga te gjithe.


Vlera jone u rrite tutje ne vitet 1300 para krishtit, me zhvillimin e metalurgjise ne kohen e bronzit ku njeri filloi te ndertoj makineri me komplekse si pllugin e qe ishte pajisje efikase per te livruar arën qe terhiqej nga ne, e me pastaj edhe bartjen e gjerave me krijimin e rrotave. Krijimi i rrotave mundesoi udhetim me te gjate, zhvillimin e tregtise, dhe organizimin e njeriut ne fshatera e qytete.


Keto mendime me lodhin edhe me shume se kjo rruge e cimentos. Me duhet te ulem dhe te mertypi me shume ushqim, e di se kjo fare nuk do i pelqej njeriut qe ngutet e me ngreh nga kerpeshi por ja qe pa energji ska kush qe me luen. Mertypi ushqimin e oreve te kalume dhe vazhdoj mendimet.


Te jesh korrekt perfundon se vitet ne vazhdim nuk dalluan shume, njeriu thjeshte pesoi nje shtangim, ne luftera te shumta, budallallek pas budallalleku. Kurse per ne kjo kohe ishte mjaft e vlefshme deri ne vitin 1900 arritem, 90 milion individe, duhet cekur se me kohe njeriu kishte me pak nevoje per ndihmen tone dhe mbanin vetem individet qe prodhonin me shume qumesht, e jo te fuqishmit ndere ne, kjo munde te ishte e planifikuar qe nga fillimi. Gradualisht kjo beri qe nga te madheshtishmit Auroche-t te behemi pasardhes te mbipesh, te plogesht e koprrac. Ne vetem tregonim perrallat e te pareve tane qe jane pervjelur te vetem ne beteja me llave te ujqerve.

Auroch-u ne lufte me llave ujqerish – Heinrich Harder


Nga viti 1900 e tutje çdo gje ndryshoi, njeriu ndertoi teknologji per te na mjelur, zvogeluan kontaktin me ne. Me nuk jemi... do me thene NUK JAM status simboli, gjithashtu nuk jam i fuqishem, e jam koprrac duke mertypur ushqim.


Njeriu me ngarkon ne nje karroce te lidhur nga nje automjet, per bartjen time, te paret e mi kane bartur tregun e botes ne supet e tyre, e tani une jam barra. Njeriu takohet me nje tjeter, kap nje shume dollaresh dhe i paketon ne xhep. Une largohem me tjetrin. Une qe dikur isha valuta per objekte, tashme jam objekti. 

Balusha ne transport


Nuk do kalojne shume vite, do te kemi pasardhesin e pare te Auroche-ve ne gjithesi, qumesht ne mars, dhe ne perfundimisht qenie interplanetare. Mbijetuam, dhe ky eshte çmimi qe do paguajm.



Gjithashtu lexoni


1 koment