Hajde n’shpi,
edhe atëherë kur të duket
a thu se floçkat e territ
të janë lshu mbi shpinë!
Hajde n’shpi,
edhe atëherë kur mendimet të trazojnë
e të çojnë ujnave të huej.
Hajde n’shpi,
sidomos atëherë kur je lodhë
e ke zgjedhë me u largu.
Hajde n’shpi,
mas çdo gabimi
prej të cilit mendon se nuk ka kthim.
Hajde n’shpi,
se ska derë që rrin e mbyllun
për aq kohë sa ka dashni e ujë të valë,
plagët me t'i shpla.
Hajde n’shpi,
edhe mas ma t'madhit tundim!
Hajde,
aty ku vetja të gjen,
përtej secilit idhnim,
n’shpi!
Flutur Mustafa Pllana
Flu Mus

CEO - Ndjenje n'Kornize *Juriste e diplomuar BA/MA; Autore e "Na dy", "Pertej Lajthitjes", "Andje"; Perkthyese Freelance ALB/MNE/ENG.