Gjirafa në pozitën e 11 në listën ‘Deloitte Technology Fast 50 ranking’ për Europën qendrore dhe në pozitën e parë në regjion, me rritje 1,500% në katër vitet e fundit.
Sot është një moment i rëndësishëm. Prej themelimit të Gjirafës dhe një dështimi fillestar, ne jemi rritur në shkallë eksponenciale. Edhe pse ne e kemi përmendur se jemi duke u rritur shpejt, sot veç se jemi cilësuar si të tillë nga Deloitte Fast 50 dhe Deloitte Fast 500 EMEA.
Ne ndihemi vërtetë të nderuar nga Deloitte për këtë cilësim. Faleminderit. Deloitte Fast 50 dhe Fast 500 në vete është privilegj, një liste që mirëmbahet për më shumë se 20 vite, dhe cilësimi më prestigjoz në industrinë e teknologjisë. Çfarë e bënë këtë cilësim edhe më të rëndësishëm për ne është se për herë të parë një kompani nga Kosova hyn në këtë listë.
Si themelues i Gjirafës dhe përfaqësues i një ekipi të jashtëzakonshëm të ndërmarrësve në Gjirafë, kjo është një gjë shumë e rëndësishme jo vetëm për ne, por edhe për komunitetin e ndërmarrësve në Kosovë në përgjithesi sepse dërgon një mesazh se mundesh. Pavarësisht sfidave të mundimshme që janë në këtë regjion, gjithashtu është regjion që ofron mundësi që vështirë gjenden në tregjet tjera. Megjithatë kompania nuk rritet vet dhe duhet më shumë se një person apo një grup i vogël personash për ta rritur. Duhet një ekip i përkushtuar e me pasion (mund ta gjeni listën e të gjithëve që përkushtohen çdo ditë këtu: https://gjirafa.com/perne), bashkëpuntor të fuqishëm, klient largpamës, “blue-chip” investitorë, këshillues me reputacion botëror dhe më e rëndësishmja besim dhe përkrahje të komunitetit në përgjithësi. Ne te Gjirafa jemi me fat që kemi të gjitha këto që u përmendën, dhe do dëshiroja të ju falenderoj të gjithë juve për mbështetjen e vazhdueshme direkte apo jo-direkte që po e bëjnë këtë arritje të mundshme. Pa ju kjo nuk do të ishte e imagjinueshme - ne ju shohim dhe ju vlerësojmë për këtë.
Pra, çka ndodh pas kësaj - ne ende po e gërvishim majën e “icebergut”, për ku na dërgon misioni dhe vizioni jonë: të vazhdojmë ndërtimin e ekonomisë së internetit në regjion. Deri më tani ne jemi rritur shumë më pak se ku do jemi në të ardhmen. Ne do të qëndrojmë modest dhe pasionant karshi rritjes më shume se 1,500% në vitet që po vinë, drejt cakut tonë për IPO në Nasdaq. Ekipa dhe unë kemi mësuar të jemi më kërkues, më të përkushtuar në shërbimin ndaj kilentëve, vlersojmë marëdhëniet, kuptojmë se është një maratonë dhe jo një sprint, kuptojmë se është në rregull të gabojmë dhe duhet të punojmë shumë, një mendësi për rritjen, dhe ne vlerësojmë mundësitë që na vinë pa paralajmërim; që nuk garantojnë sukses në vete, por në realitet bëjnë rrugëtimin tonë më të rëndësishëm dhe të vlefshëm të ndiqet. Është kënaqësi dhe ne e bëjmë sepse mundemi.
Së shpejti do e prezantojmë biznesin tonë të orientuar vetëm në global-tech (ky është një lajm i madh që po vjen, kur ne po mundohemi ta shtrijmë idenë dhe biznesin tonë në tregun global), dhe në ndërkohë, ju sugjeroj të shikoni ndeshjet live-stream nga kjo fundjavë (dhe do ketë çdo fundjavë) në Gjirafa50 Masters League në CSGO, një Black Friday e frikshme që po vjen javën e ardhshme, një serial i nivelit më të lartë (lajmërimi i parë publik i serialit me emrin “Rrushe”) që do të vijë në muajt në vazhdim dhe shumë tjera…
PS. Nëse dëshironi të ndihmoni dhe përkrahni Gjirafën që ne të vazhdojmë me rritjen edhe më shumë se 1,500% atëherë tregoju tjerëve për këtë postim. Shpërndajeni (faleminderit nëse e bëni). Rekomandoju njerzëve që njihni të bashkohen me Gjirafën, në veçanti tani që po kërkojmë Software Engineer me shkathtësi të larta të ndërtojmë kompaninë e radhës globale të teknologjisë. Mënyra më e mirë të keni komunikim të saktë që t’iu bashkëngjiteni ekipit të Gjirafës me inxhinierët e saj të jashtëzakonshëm do ishte:
- Shkoni në LinkedIn
- Kërkoni për një Lead Software Engineer në Gjirafa
- Bëni atyre një ping me një mesazh “HelloWorld”
Me dashuri prej ekipit të Gjirafës.