Fundosna;
n'detin e menimeve,
n'rrugët pa kthesa,
e n'drejtimet e humbuna.
Fundosna;
n’ditët e tretuna pa shpresë,
e mbi njerëzit që mi kry m'rrijnë sikur
jam unë pronë e tyne.
Fundosna;
n'malin me zgjedhje jete që nuk përshtaten,
n'dilemat e t'jetumit me ankthin,
a me ia dhanë fundin nji jete që sjell dhimbje tjera!
Fundosna;
kur emnin ia thirri dashnisë, e s'nij sen,
kur puthi ballin e ftohtë të trupit
që dikur mi dha krejt.
Fundosna;
se krejt çka du osht’ veç pak qetsi’ t'shoqnume me terrin,
se gjanat s’shijojnë ma njëjtë.
UNË Fundosna;
e me fundosjen teme kurgja s'merr fund,
përveç natës,
edhe ni lufte t'fitume prej trupave tjerë!
Fundosna.
n’Fund.
FITIM MAJKOVCI

Djalë i ri, me nji botë mas vetës që shpesh e shan' e herë tjera e don' shumë. Proza, Poezi, Monologje e shkrime t'gjata narrative. Pak nihilist. Mirë se vjen!