64x64
Ridvan Bunjaku
Djalë i mirë i shpisë s'mirë
2 Korrik 2018 · 2 min lexim

“Fundi i heshtjes”: Albin Kurti nuk ishte thjesht njohës i anglishtes

“Fundi i heshtjes”: Albin Kurti nuk ishte thjesht njohës i anglishtes

20 vjet pas protestave të 1 tetorit 1997, një gazetar i RTK-së e bën dokumentarin “Fundi i heshtjes”. Me siguri ato që janë thënë aty janë të vërteta. Por a janë e vërteta e plotë? Larg, shumë larg asaj. Për dallim nga skena kryesore e përballjes së studentëve e profesorëve protestues, ku gjuha fizike tregon se Albin Kurti ishte prijës, më i guximshmi, është 2-3 hapa para të tjerëve:



…në dokumentar i jepet hapësirë minimale. Sa për mos me injoru krejt.

Në deklaratat e “eksponentëve”, të gjithë flasin çka kanë hequr, qysh i kanë maltretu ATA personalisht policia serbe. Albini, si gjithmonë, ta jep një pamje nga perspektiva e zogut: çka kanë hequr të gjithë, qysh i kanë maltretu të gjithë.

Në fotot me personalitetet ndërkombëtare Albini është në qendër. Këtë nuk kanë mundur ta injorojnë, as ta montojnë. Te Rugova, në njërin nga takimet e para shpërthyese kanë shkuar Bujari (Dugolli) e Albini. Aty nuk është dashtë me përkthy anglisht, besoj, as me folë për U2, apo për pamje moderne.

Mbase deklarata më e arsyeshme në atë dokumentar ishte e vajzës së rektorit. Po parafrazoj: “Historianët janë gardianët e të vërtetës. Shpresoj ta paraqesin e ta ruajnë atë…”


P.S. Albin Kurti nuk ishte në Kinon ABC ku u shfaq dokumentari.


1 tetor 2017


Ridvan Bunjaku
Djalë i mirë i shpisë s'mirë

Gjithashtu lexoni


0 komente