Gurët tanë lmashk të pusit të ri,
Dinë me kallzu për kangët e këndume,
Për ‘si ke njeh’-jet e harrume.
Bari i bimë, tanë jeshillek
Nuk mi gzon kujtimet e fminisë.
Tash asnji kamë s’e shkelë,
As pluhun nuk cohet ma.
Tringllima e dyerve të aborrit ndihej në odë.
I lmonte era civijat e nryshkuna
Me ngulmin që kaherë derës s’i ka ra askush.
Carraniku ishte shtremu, gati-gati me ra n’tokë,
Prej se aty ma nuk gjinet asnji kokerr ve per be,
Prej se tamli i mjelun nuk kullohet ma.
Te kroni nën gjethet e dardhs dimnore
Para syve t’mi të mbyllun dy vajza të vogla
Lashin kamtë prej pluhnit e puplave të furrikut.
Hy aty ku era e bukës valë, m’përzihet me zanin e gjyshit
E zemra prej mallit, prej vendit don me dalë.
Shputat e zbathuna puthin dërrasat e mocme
të shpisë të lanun në harresë!
Nji pjesë të zemrës e kam lanë te shporeti afër dritares,
Nën hijen e zardelisë shtatnaltë.
N’kredencë, tanë enët t’mlueme me carcafë të bardhë
Si mburojë prej damkave të kohës
Që i detyron mos me u plakë,
Mos me u gërvishtë e as vjetru.
Një fotografi e pjekun n’xham,
Shfaqë oborrin e mbushun me drandofile bakame
E nji vocrrake buzagaz në qendër!
Andshëm m’derdhet shpirti valëve kujtimit,
Që zgjon shqisat nji erë e amel që ngërthen dashni.
Në t’artë i shkon boja,
E shija e athët në majë të gjuhës sikur ta shpon mbamendjen,
Se një ftu mi kredencë, koha e ka marrë!
Flutur Mustafa
Prill, 2025

CEO - Ndjenje n'Kornize *Juriste e diplomuar BA/MA; Autore e "Na dy", "Pertej Lajthitjes", "Andje"; Perkthyese Freelance ALB/MNE/ENG.