64x64
Flutur Mustafa Pllana
CEO - Ndjenje n'Kornize *Juriste e diplomuar BA/MA; Autore e "Na dy", "Pertej Lajthitjes", "Andje"; Perkthyese Freelance ALB/MNE/ENG.
3 Mars 2020 · 2 min lexim

Filozofi tradhëtie

Filozofi tradhëtie


Sa të shumta mretneshat e pabesa

Teutëri, kjo filozofi shkambi

Mbase këtë poezi e shkroi nji romak

Që heshta në shpinë iu ngul pas marrëveshjes. 


Sa të shumta të pabesat që u vetquajtën mretnesha;

Të atilla s'u banè me t'vertetë asnjiherë

Mbase keto fjalë i ka rreshtu ndoj nrikull

Që n'zemren e saj pat lulzu veç vetmia. 


Të shumta mretneshat e ma t'shumta tradhtitë;

Në puse fjalësh të dhëna mbyten;

Vetveten së pari,

armikut ia shpërfaqen Realitetin, pasqyrën fytyrën. 


Prej marres a marrisë trumbetuen gurët

Iu ngri asaj ai gjak n'vetull Teutëri,

e fjalëpërpirjes filozofi

Tradhëti, sinonim shekulli. 



*Poezia fitoi Vendin e Dyte ne Konkursin Mbarekombetar te Poezise "MBRETËRESHA TEUTË" organizuar nga ATELIER GAZI - Ulqin.




Flutur Mustafa Pllana
CEO - Ndjenje n'Kornize *Juriste e diplomuar BA/MA; Autore e "Na dy", "Pertej Lajthitjes", "Andje"; Perkthyese Freelance ALB/MNE/ENG.

Gjithashtu lexoni


0 komente