Para luftës dhe pas luftës ka qenë në trend Mendimi pozitiv. Aty thuhej se mendimi pozitiv është i mirë, e mendimi negativ është i keq. Ka qenë ndihmuese por edhe frustruese. Është vështirë, nëse është fare e mundur, m’i ndalë mendimet negative si me pullë.
Në modelin vijues i vendosa shkallët e emocioneve nga Abraham-Hicks:
Si thoni ta ndërrojmë modelin?
Ah, tash është më mirë. Nuk ka vlera “negative”. Në fakt, numrat negativë në matematikë janë koncepte mendore, që rrallë përkojnë me realitetin. Me vlera negative shënohen borxhet, p.sh. Mirëpo borxhi është vlerë pozitive: Filani m’i ka 50 Euro borxh (jo minus 50). As në fizikë nuk ka vlera negative. Nuk ka “distancë negative”. Apo “rrugë negative”. Apo “shpejtësi negative”. Jo në common-sense. Pra, vlerat negative janë gjetje e mendjes së njeriut për prakticitet – m’i shënu në një vend dy gjana të ndryshme, p.sh. fitimet dhe borxhet.
Ky modeli i dytë më duket është më afër realitetit psikologjik të njeriut. Sipas mësuesve shpirtërorë (Eckhart Tolle, p.sh.) njeriu KURRË nuk mund të shkëputet plotësisht nga BURIMI. Pra GJITHMONË është i lidhur me Burimin. Mund të dobësohet kjo lidhje, të mjegullohet, madje shumë sa që njeriu me besu se nuk është i lidhur, por në fakt, gjithmonë është i lidhur.
Çka ndihmon m’u ngritë përpjetë, me ngritë vetëdijen? Sipas Abraham-Hicks, meditimi ndihmon në secilin nivel. Ata kanë praktika të tjera që vlejnë për disa nivele të caktuara, por meditimi ndihmon në çdo nivel. E çka është meditimi? Praktikë shpirtërore. Me “njoftë veten”. Madje Daut Demaku më pat thânë se meditim mund të jetë fjalë shqipe, nga ME DITË. Çka me ditë? Me ditë çka je. M’u lidhë me Burimin, në fakt m’u vetëdijesu për lidhjen E PËRHERSHME me Burimin. Kjo arrihet edhe përmes procesit islamik të të falurit në xhami (apo kudoqoftë), përmes procesit të lutjeve të krishtera në kishë (apo kudoqoftë) dhe me siguri çdo fe e ka praktikën përkatëse shpirtërore.
Ah, po, edhe kjo ishte e mirë në këtë temë:
Padija + Feja = Terrorizmi
Padija + Fuqia = Tirania
Padija + Liria = Kaosi
Padija + Paratë = Korrupsioni
Padija + Varfëria = Krimi
Padija është rrënja e të gjitha të këqijave
Edukimi është çelësi.
Paqe e dashni e edukim të mbarë!
https://botimetrb.wordpress.com/2021/01/12/energjia-pozitive-negative-apo-vetedija-e-larte-e-ulet/