Në vitin 2017, sipas Entit të Statistikave, në Kosovë kanë ndodhur 32 vetëvrasje. Gati çereku (7) kanë ndodhur në komunën e Gjilanit.
Kumari, dhe bastet e ndryshme janë ilegale në forma të ndryshme në shumë vende të botës. Kina – me ekonominë më të zhvilluar në botë, e ka të ndaluar kumarin në tërësi; Rusia e ka të lejuar vetëm online; Brazili e ka të ndaluar kumarin në vend; Franca i ka të ndaluara kazinot online; e edhe SHBA-të e kanë të ndaluar e lejuar varësisht prej shtetit.
Njëra ndër këto shtete ku kumari është i lejuar është Nevada me Las Vegasin si kryeqendër. Sipas Qendrës për Kontroll dhe Parandalim të sëmundjeve, ky vend ka pasur nivelin më të lartë të vetëvrasjeve. Në dy vitet e para pas ardhjes së kazinove në Gulfport, Mississippi, vetëvrasjet janë rritur për 213% (24 në 75). Në një qytet tjetër afër, tentimet e vetëvrasjeve pas kazinove janë rritur nga 6 në 66 (1000%) qysh në vitin e parë.
66% nga 200 kumarxhinj të pyetur në Illinois kanë planifikuar vetëvrasjen, 79% kanë shprehur dëshirë të vdesin, 45% kanë pasur plan të detajuar për të vrarë veten, dhe 16% kanë tentuar vetëvrasjen.
Në Kanada, 10% të vetëvrasjeve në Alberta janë përmendur si shkas i kumarit, me 6.3% në Nova Scotia (në vitet 2001-2003).
Në Hong Kong, në vitin 2010 janë shënuar 233 vetëvrasje për shkak të kumarit, me 110 prej tyre si pasojë e borxheve të mëdha.
Në Britani të Madhe, kumari i lejuar që nga viti 1961 vlerësohet se sjell 5 miliardë funte më shumë për ekonominë kombëtare. Në të njëjtën kohë, vlerësohet se 14-15 miliardë funte dalin nga dora e publikut drejt kumarit.
Strategjia e qeverisë së Kosovës mundet me përmend pak detaje se çka mendojnë e qysh mendojnë të ndryshojnë ligjin për të mirë të ekonomisë. Por, së paku mos të përmendin si synim uljen e numrit të vetëvrasjeve. Është një ndër sendet më të pakuptimta që kam lexuar në historinë tonë 20 vjeçare të çlirimit.
Kumari vlerësohet se vret ma shumë se alkooli e droga! Kur do ta ‘lirojnë’ edhe të tretën nga ‘barrierat’ e tregut për një ekonomi më të mirë?