64x64
Fitim Majkovci
Djalë i ri, me nji botë mas vetës që shpesh e shan' e herë tjera e don' shumë. Proza, Poezi, Monologje e shkrime t'gjata narrative. Pak nihilist. Mirë se vjen!
7 Korrik 2018 · 2 min lexim

EC ME ANDRRAT!

EC ME ANDRRAT!

T'rritun mes skamjes

t'përvluem mes kufomave t'gjalla

që ecin po s'flasin ni fjalë

ky vend ec edhe sot,

qysh ka ecë sa e sa.

T'rritun mes skamjes,

t'përvluem mes tmerrit edhe

t'rritun n'historitë me luftna

njerëzit e ksaj toke ecin ende,

me shpresën se nesër bahet mirë e ngriten nalt',

po nesër...kta kanë me u rrxu, prapë!!

ama s'kanë me u thy, se t'tillë janë!!

robt ma t'fortë t'ni perëndie që i ka kriju

e harru qysh moti,

i ka braktisë në nji tokë t'thatë;

me bukë që shton urinë

e me ujë që ua shton etjen.

T'rritun mes skamjes,

t'përvluem mes kufomave t'gjalla

ky vend ecë edhe sot,

mbi rrënojat e krijueme prej vetë atyne njerëzve,

që falin lirinë e tyne siç hudhin kokrra misri n'ara,

ia u falin përbindshave që shohim në andrra,

atyne që askush s'na thotë se kanë me kalu!

veç na servohet nji gotë uji

me disa fjalë boshe:

''Shhhhh, veç andërr e keqe...''

Andërr që vazhduem me jetu me vjet,

e s'e zh'gandrruem asnjiherë!

Mirë se vini n'tokën ku perëndia e ka harru

e ia ka dhanë duert.


(Revoltë ndaj politikës vendore dhe popullit që ka rënë në gjumë)


Fitim Majkovci 


Fitim Majkovci
Djalë i ri, me nji botë mas vetës që shpesh e shan' e herë tjera e don' shumë. Proza, Poezi, Monologje e shkrime t'gjata narrative. Pak nihilist. Mirë se vjen!

Gjithashtu lexoni


0 komente