Njeriu dhe e vërteta mund të jenë sikur aporitë e Zenonit.
Ndoshta nuk kemi të drejtë të bëjmë këtë lloj krahasimi por ne do ta bëjmë dhe për këtë gjë do të marim vetëm dy aporit e tij, por në fillim aporinë e parë; DIHOTOMIA
Sipas kësaj aporie për të kaluar rrugën A-B së pari nevojitet të kalohet gjzsma e kësaj rruge, pastaj gjysma e gjysmës, pas kësaj duhet të kaloj gjysmën e gjysmës së gjysmës deri në pambarim ose deri në pakufishmëri afër Zeros. Dhe me këtë apori Zenoni dëshiron që të na tregoj apo të na bëj të ditur se Lëvizja nuk ekziston. Ku më pas Anri Bergsoni, e sqaron konceptin e lëvizjes ku thotë se Lëvizja përceptohet përmes konceptit të palëvizshmërisë. Të kthehemi te e vërteta jonë. Për të vërtetën tonë nuk mund të themi se nuk ekziston por mund të themi se ne shumë pak e dijmë të vërtetën ose pak kemi arritur në të vërtetën.
Nëse ne duhet të dimë të vërtetën,apo duam të dimë të vërtetën atëherë duhet të dijmë një gjysmë të vërtetë, dhe për të ditur këtë gjysmë të vërtete duhet të dijm gjysmën e gjysmës, dhe kështu deri në pafundësi afër të pavërtetës, apo ndoshta të vërtetës, duke parë të vërtetën si një të vërtetë absolute. Por nëse shkojm sipas konceptit se e vërteta mund të zbulohet apo përceptohet përmes konceptit të pavërtetës, mendoj se këtu duhet t’i bëjmë një analizë tjetër.
Së pari e vërteta në të shumtën e rasteve është lehtë e përceptueshme, por njerëzit nuk mund të pranojnë një të vërtetë edhe pse kjo e vërtetë është relative, kurse të vërtetën absolute e kanë arritur vetëm profetët.
Si mund të përceptojmë një të vërtetë në saje të pavërtetës?
E vërteta tek njeriu duhet të sundoj, dhe ajo sundon, pasi që me të vërtetën shpirti qetësohet, nuk lëviz brenda për brenda për kërkimin e të vërtetës, pasi që njeriu tashmë i ka besuar shqisave të cilat me kombinim me trurin kanë krijuar një bindje. Kjo bindje në të shumtën herave ndodhë gabimisht, dhe kjo bindje bie poshtë atëherë kur njeriu e sheh një të vërtetë tjetër në pah. Kur them e sheh , nuk e kam fjalën për shqisat por për përpunimin e gjendjes në mendjen tonë. Bindja e njeriut bën që ndonjëherë të dëshprohesh mbi një dukuri. Përshembull bindja e një adoleshenti mbi dashurinë që ka një vajzë për të. Ai është i bindur se ajo e do, ka krijuar atë mendim duke i analizuar gabimisht sinjalet e saj , fjalët, dhe veprimet e saj , ku ndjenjat mëshumë ndikojnë në të sa që po e bëri vajza një hap ai mendon se po e bënë për të.Por në momentin kur vajza e shpreh kundërshtinë ndaj tij, atëherë ai dëshprohet por prapë natyra e tij do ta ketë bindjen. Çdo kush është i bindur, dhe se pa pasur një bindje mendoj se njerëzit nuk do të zhvilloheshin, por çka duhet të mbizotëroj tek ne përveç bindjes është një dozë e vogël dyshimi. Nuk duhet të bindemi menjëherë( nuk e kam fjalën për bindje fetare, por për dukurit) duhet të kemi një lloj dyshimi. Siç beson edhe Dekarti: Unë në momentin që dyshoj nuk dyshoj në atë që dyshoj. Por ky dyshim siç thash edhe mëherët në një dozë shumë të vogël që të fillosh të mendosh mbi të vërtetën, pasi që dyshimi i madh mbi një çështje ( e sidomos të dashurisë) të çon në çmendinë.
Por çka është e vërteta?
E vërteta është një përceptim i njeriut i cili përmes shqisave, ndjenjave dhe mendjes e arrin një qetësi shpirtërore në një kohë kur e e merr atë të vërtetë, kjo e vërtetë është relative dhe se e vërteta absolute që do ta shëroj apo qetësoj vërtetë dhe plotësisht njeriun, do të jetë në botën e tjetër, në jetën tjetër të përjetshme. E vërteta ka të bëjë me lehtësimin, ka të bëjë me kontinuitetin e njeriut në jetën e tij. E vërteta ndonjëherë është subjektive e ndonjëherë objektive, por kjo e para në të shumtën e herave është e pavërtetë pasi që priret drejtë ndjenjave të njeriut, priret ndaj egos dhe nuk mund të jetë e pranueshme nga të tjerët si e vërtetë edhe pse është një e vërtetë. Por e vërteta nuk është për tu pëlqyer apo për tu pranuar nga të tjerët, ajo thjeshtë ndriçon mbi jetën e njerëzve, në rrugën e tyre, në hapsirën e tyre, dhe se ajo qëndron aty, nuk lëviz as nuk deformohet, se po të deformohej, nuk do të ishte e vëretetë. Ajo është si një xixëllonjë që po të duash ti ta kapësh e ta bësh rrugën tënde të ndriçoj do të jesh i suksesshëm.
Në fillim përmendëm aporitë e Zenonit e që do ta përdorim edhe një apori të tijën në fund që ta përmbyllim në këtë tekst të vërtetën edhe pse e vërteta është e pafundme ,por është një.
Aporia e Akilit dhe Breshkës. Akili këmbëshpejtë kurrë nuk do të dalë të arrijë breshkën e ngadalshme, sepse kur ky arrinte aty ku ishte më parë breshka, kjo e fundit gjendej në një vend tjetër.
Kështu edhe njeriu, kur mbërrin tek një e vërtetë, një e vërtetë tjetër është në një vend tjetër që ndoshta nuk e di, dhe tashmë njeriu vazhdimisht vrapon pas saj. Ndoshta e do të vërtetën ose janë vetëm të sinqertët ata që vrapojnë pas. Megjithatë të vërtetën duhet kërkuar.
Ku gjendet e vërteta? E vërteta gjendet në vetën tuaj, ajo është thellë brenda teje që t’i ndoshta ende nuk e ke zbuluar, por të nevojitet një shok sokratik që ta nxjerr atë të vërtetë, pasi që Sokrati ishte ai që përmes maiuetikës sokratike, bisedës mes njerëzve të Athinës, pyetjeve retorike ai arrinte që ta nxjerrte atë të vërtetë.
Njeriu është e një e vërtetë. Por nëse themi se njeriu është si e vërteta atëherë,vallë kush e kërkon njeriun? Njeriun e kërkojnë shumë gjëra përshembull e kërkon e mira. Të mirat e kërkojnë njeriun dhe njeriu i gjen ato, apo edhe të keqen.
Njeriu është një qenie shumë e komplikuar dhe e ndërthurrur ndërvete, që nuk mund të zhvillohet dhe nuk mund të arrij te ajo që është duke kërkuar pa qenë njëherë njeri. E Çfarë e bënë njeriun njeri ?