64x64
Flutur Mustafa Pllana
CEO - Ndjenje n'Kornize *Juriste e diplomuar BA/MA; Autore e "Na dy", "Pertej Lajthitjes", "Andje"; Perkthyese Freelance ALB/MNE/ENG.
19 Tetor 2024 · 2 min lexim

E pandalshme!

E pandalshme!


 

Ajo asht e pandalshme!

Nga flokët deri te këmbët,

Një uragan që merr përpara c’të takojë!

Që marrosë kë të dojë, kur të dojë!

E pandalshme, erë e furishme, e fuqishme!

Është valë, që grryen shkëmbinjtë ngadalë!

Merr c’ti takojë dhe falje s’kërkon,

Të respekton, vec nëse e meriton!

Të dashuron?

Po shumë, deri në thyemje zemrash!

Pastaj mbledh copat dhe u vë flakën

E shansin e dytë harroje, nuk ta dhuron!

Ajo është e pandalshme,

Di se cfarë do!

Nuk ka c’ta trembë!

Të magjeps!

Flokëzeza flockë…

Brishtësinë ta falë perëndimeve,

Kur cilë agu, s’do jetë më aty!

Ajo është grua, shkëmb, e thella rranjë,

E pandalshme, e afshme, e shijshme, e langshme,

Që celë ngadalë, lehtë, e më lëhtë di të mbyllet,

Në guaskën e saj, larg botës kur përvidhet!

Dhe në të rëntë ndërmend ta mashtrosh mendohu mirë,

Nuk di të falë, asaj s’ia ndjenë, të braktisë!

Ti do kujtosh fundshpinën e saj plot mall,

Dhe do ta përmendesh sa herë të shohësh një grua të gjatë,

Këmbëgjatë, flokëgjatë e flokëzezë,

Do thuash c’pata, c’bëra, më iku ajo shpirtzezë!

E le të lirë!

Gjeti rrugën drejt teje,

E mbylle, e lidhe, e prangose,

Eh po c’prite më tej!

Ajo është e pandalshme,

Është grua, skëterrë si nata,

Me zemrën e zjarrtë,

I vë flakën botës, dhe s’mendon dy herë!


Flu Mus


Flutur Mustafa Pllana
CEO - Ndjenje n'Kornize *Juriste e diplomuar BA/MA; Autore e "Na dy", "Pertej Lajthitjes", "Andje"; Perkthyese Freelance ALB/MNE/ENG.

Gjithashtu lexoni


0 komente