Nadjet e hershme kur ti i hap sytë,
E unë jam ala për gjumë e pangime,
I du.
Krahin e mpimë tuj fjetë veç në njanen anë,
Që ma lehtë me e pasë natën me të ushqy e n'gji me të majtë;
E du!
Pafuqinë e krahve në gjysmë t'natës me sytë që sa hapen, mbyllen
Kur danji hije ta prishë amëlsinë e paqes,
E du!
E du eren e tamlit të terun n'bluzë teme,
Kur prej buzve tua kullan e nalet te rrathët e gushës s'kajmaktë.
Melhem për zemra të lodhuna e t'thyme asht' era e qafës, kur të kaplojnë masi pin, do djersë tanë lezet që gufojnë parajsë.
E du ndjenjen që dora jeme përjetan kur kryet ta ledhatoj, kur ninullat t'i knoj e ti nuk e vëren sa stonoj!
Buzën n'gaz, zanin e synin e qeshun!
Doren e vogël që mban tansinë teme!
E du. Gjithçkanë tande.
E kam dashtë edhe pa e pa!
All reactions:
260
Labeat Pllana, Leudrita Mustafa and 258 others
CEO - Ndjenje n'Kornize *Juriste e diplomuar BA/MA; Autore e "Na dy", "Pertej Lajthitjes", "Andje"; Perkthyese Freelance ALB/MNE/ENG.