64x64
Fitim Majkovci
Djalë i ri, me nji botë mas vetës që shpesh e shan' e herë tjera e don' shumë. Proza, Poezi, Monologje e shkrime t'gjata narrative. Pak nihilist. Mirë se vjen!
7 Korrik 2018 · 2 min lexim

DYER PARAJSE

DYER PARAJSE


Hapini dyert e parajsës

lejini zanat me u dëgju

le të kumbojnë si valë deti

shpirtat e dëlirë e të qetë


Hapini dyert e parajsës

le të sodisin mbi lulet e saj

fëmijët e ranë gjatë luftnave

e ushtarët mbi tokat e thata


Hapini dyert e parajsës

le të pijnë prej ujit të saj

robnit e dashunisë t'pa mundun

e nanat e bijave të dhunueme


Hapini dyert e parajsës

le të qëndrojnë pranë tyne

baballarët e kërrusun me shkop

të dërrmuem e të thyer në mes


Hapini dyert e parajsës

për pëllumbat që dhanë mesazhe lirie

se bota nuk ka me pasë ma luftna

e pluhurin s'kanë për të na e pa ma sytë


Hapini dyert e parajsës 

për ata që sfiduen vetën e vdekjen

për të shijue ma në fund nji copë rehati

në tokën e premtueme prej perëndisë

ku mollët shijojnë, e ku frut të ndaluem nuk ka


Hapini dyert e parajsës 

për njerëzit që vuajtën mbi tokë

e hapjani dyert e parajsës, edhe Botës

se ka humbun rrugën e s'duron ma.


Fitim Majkovci


Fitim Majkovci
Djalë i ri, me nji botë mas vetës që shpesh e shan' e herë tjera e don' shumë. Proza, Poezi, Monologje e shkrime t'gjata narrative. Pak nihilist. Mirë se vjen!

Gjithashtu lexoni


0 komente