64x64
Robert Gashi
Lexues i flakt.
14 Korrik 2019 · 11 min lexim

Doni të bëheni më i miri në atë që bëni? Lexoni këtë.

Doni të bëheni më i miri në atë që bëni? Lexoni këtë.

Nuk ka rëndësi se sa është e mirë strategjia juaj, nëse nuk e zotëroni atë që bëni, strategjia që keni nuk do të iu qoj shumë larg.


Ashtu sic Jason Friend dhe DHH (David Heinemeier Hansson) kanë thënë: “Shumë lojtarë golfi amator mendojnë që kanë nevojë për shkopinj të shtrenjtë. Por ajo qe ka rëndësi është gjuajta, jo shkopi. Jepjani  Tiger Woods një koleksion shkopinjësh të lirë dhe prap se prap ai do fitonte. “


Kur keni vetbesim në atë që bëni dhe e keni të qartë se nga jeni duke shkuar, strategjia e duhur do të shfaqet vetvetiu. Kështu që, kur “pse-ja” juaj është e fortë, ju do ta gjeni “si-në”.


Pyetja se si, vjen nga “pse-ja”. Jo e kundërta.


Nëse po kërkoni mënyra se si të bëheni të suksesshëm, atëherë jeni duke bërë diçka gabim. Jeni duke kërkuar për arsye të gabuara. Dhe vazhdimisht do të mbeteni duke kërkuar për një tjetër copë toke që të gjeni ari.


Çfarë do të mbes nga ky kërkim?


Një fushë e madhe me gropa gjysmë të hapura, tri metra larg arit. 


Nëse e dini se cfarë doni dhe pse po e bëni atë që jeni duke bërë, ju nuk jeni të shqetësuar për “arin”. Siguria juaj vjen nga brenda. Nuk shqetësoheni për rezultetet sepse tashmë  e dini që ato po vinë. 


Në fakt për ju, kurrë nuk ka qenë rreth shpërblimit. Është dhe gjithmonë ka qenë se sa larg mund të shkosh. Rreth arritjes të së pamundurës. Rreth faktit që nuk jeni ndalur kurrë.


Ja disa nga mënyrat se si të bëheni më të mirët në atë që bëni:


1. Punoni në vetvete, jo në punën tuaj

“Puno shumë në punën tuaj dhe do të fitosh mjaftueshëm që të jetosh. Puno shumë në vetvete dhe mund të bësh pasuri.”Jim Rohn 


Puna juaj është reflektimi juaj. Nëse nuk jeni duke marrë rezultatet që po prisni, ndalo së kërkuari për strategji më të mira.


Në vend të kësaj, shikojeni veten nga brenda.


A jeni ju personi personi i cili do të tërheqte nivelin e suksesit që ju kërkoni? Gjendja juaj e jashtme është reflektim i realitetit tuaj të brendshëm. Ashtu sici James Allen ka thënë, Rrethanat e juaja  iu nxjerrin në shesh vetveten tuaj.


Aty ku je tani: ky je ti.


Nëse do dicka ndryshe: përmirësohu.


Shumica e njerëzve fokusohen në zanatin apo punën e tyre. Kjo është më se e drejtë dhe në rregull. Sidoqoftë, do të fitoni shumë më shumë duke u fokusuar në vetvete.


20% e energjisë suaj duhet kushtuar punës.

80% e energjisë suaj duhet kushtuar çlodhjes dhe vet-përmirësimit. Kjo është ajo që i jep punës suaj energji dhe e bën atë më të mirë se punën e të tjerve. Vet-përmirësimi është më shume se sa libra dhe çlodhja e vërtetë është përtëritje.


Përderisa të tjerët janë duke u përpjekur ta përmirësojnë punën e tyre, ju jeni vazhdimisht duke përmirësuar vetveten, duke zgjeruar vizionin, aftësitë dhe mundësitë tuaja. Kjo është e ngjashme me principin e shtatë të Stephen R. Covey: Mprehni sopatën tuaj. Shumë njerëz mundohen ta prenë pemën (“punën” e tyre) me sopatë të pa mprehtë.


“Më jepni 6 orë që të prej një pemë dhe unë do kaloj katër orët e para duke mprehur sopatën.” – Abraham Lincoln


Brenda një kohe të shkurtër, do keni zhvilluar zotësinë. Cdo kush tjetër përpiqet ta përmirësoj “zanatin”. Mos puno në punën tënde. Puno në vetvete.


Kur të punosh në vetvete, puna juaj do ta tejkaloj atë se çfarë të tjerët janë  duke krijuar me shumë mund dhe kujdes. Puna juaj do të jetë më e qartë dhe më e fuqishme sepse ju do jeni më i zhvilluar si person. Shumica e njerëzve me të cilët jeni duke “konkuruar” janë të çrregullt nga brenda.


 2. Vazhdimisht vendoseni veten në situata që të tjerët vetëm mund të ëndërrojnë

“Nevoja është nëna e shpikjes” – Fjalë e urtë angleze


Rezultatet tuaja nuk jane reflektim i talentit tuaj. Shume njerëz kanë talent. Megjithatë nga pak njerëz pritet që të ballafaqohen me sfida të vështira.


Shumica e njerëzve kurrë nuk e vendosin veten ne situata sfiduese – situata që iu frikësojnë.


Ju keni nevoj që ta vendosni veten në situata që iu krijojnë presion të madh. Presion i cili ose do iu formësoj ose do iu shkatërroj. Kjo është mënyra se si e largoni dobësitë dhe të metat tuaja. Sigurisht nuk do të jetë e lehtë. Por do te iu ndryshojë. Dhe eventualisht ju do te ngriteni. Të rinjë. Ndryshe. Më të mirë.


Duhet ta nxisni veten me sfida që kërkojnë nga ju që të bëheni më shumë se sa që jeni tani. Ju duhet ta sillni veten ne situata qe iu mbështesin për muri dhe nuk keni zgjidhje tjetër përvec se të krijoni diçka.


Kështu ju zhvilloheni.

Si ta vendosni veten në këso lloj situatash? Ju e bëni hapin e parë. Nuk prisni që jeta vetvetiu të iu vendosë në këto situate. Nuk prisni per mundësinë tjetër.


Ju e përmirësoni situatën e tanishme apo “punën” tuaj duke ofruar vlerë të vërtetë. Jepni ide. Bëni pyetje. Provoni dhe dështoni. Merrni përsipër role që kërkojnë përgjegjësi më të madhe.


“Udhëheqja” është e mundshme për të gjithë. Ju vetëm keni nevojë të merrni një rol udhëheqës. Atë mund ta bëni tani, në çfarëdo situate që jeni. Nëse vazhdimisht e shfaqni vetveten dhe idetë tuaja, ju do krijoni mundësi. Pastaj i zgjeroni këto mundësi dhe të tjera do të vinë.


Mundësitë janë sikur idetë. Sa më shumë që i përdorni ato, në vend që t’i zhysni, aq më shumë do vinë. Shume shpesh njerëzit i mendojnë aq gjatë idetë e tyre sa që u bëhen bajat. Ashtu njëjtë veprojnë edhe me mundësite, i mendojnë ato aq gjatë sa që një ditë mundësitë e reja ndalojnë së ardhuri.


3. Mos kopjoni të tjerët. Bëni që ata të iu kopjojnë juve.

“Që nga tash, strategjia jote është që t’i sjellësh të tjerët në nivelin tënd, mos bini në nivelin e tyre. Ju më kurrë nuk jeni duke konkuruar me askënd. Të tjerët do të konkurojnë me ty.” – Tim Grover


Nëse ende jeni duke imituar punën e të tjerëve, atëherë paçit fat.


Nëse jeni duke u përpjekur që ta përsëritni punën dhe rezultatet e të tjerëve, çfarë do të thotë kjo për të kuptuarit tuaj të brendshëm?


Çfarë do të thotë kjo për motivet tuaja?


A jeni duke u përpjekur që ta gjeni se çfarë funksionon?


A jeni duke kërkuar “si-në”?


Në të vërtetë a e dini se nga jeni duke shkuar?


Nëse jeni duke ndjekur hapat e dikujt tjetër, ku mendoni që këta hapa do iu qojnë? Te destinacioni juaj apo i tyre?


Edhe nëse do të ishit të lumtur me destinacionin e tyre, a mendoni që me të vërtetë ju mund të jeni më të mirë se ata. Është rruga e tyre. Ata kanë diçka që iu vjen thellë nga brenda. Ju nuk mund të i kaloni nëse jeni disa hapa pas tyre. Nëse jeni gjithmonë duke kundërvepruar në vend se duke krijuar.


Nëse nuk e dini se kush jeni atëherë gjithmnë do përpiqeni të jeni dikush tjetër, dhe kështu kurrë nuk do të jeni më i miri. Puna juaj do të jetë thjeshtë një imitim i dorës së dytë. Do i mungojë ajo ndjenja e cila e krijoi atë punë ose atë ide.


4. Qëndro i dashuruar me procesin

“Sa më shumë që  djersiteni në paqe, aq më pak gjakoseni në luftë”Norman Schwarzkopf


Procesi – apo vet puna- është e gjitha. Rezultatet vijnë dhe shkojnë. Dhe nëse nuk mendoni gjithnjë për rezultatet atëherë suksesi është i pashmangshëm.


Suksesi vjen lehtë sepse është gjëja e fundit që iu vie ndër mend. Ju tashmë e dini që suksesi do të vijë.


Vet puna – dhe mundi për tu bërë sa më i mirë në të- është ajo që iu shtyen. Ajo se çfarë jeni duke bërë ka pak rëndësi. Se pse jeni duke bërë atë që jeni duke e bërë është ajo që ka rëndësi.


Pyetja “çfarë” mund të marr shumë forma. Mos u lidhni shumë prej një roli. Edhe nëse jeni udhëheqës, shkrimtar, atlet, prind, ose vetëm një punëtor i thjeshtë- pyetja se çfarë ka pak rëndësi. Pse e bëni atë dhe rrjedhimisht si e bëni punën tuaj është ajo që ka rëndësi. Kështu, ashtu siç bëni diçka të vogël ashtu bëni çdo gjë tjetër.


Kur jeni në dashuri me procesin, atëherë iu interesojnë opinionet dhe sygjerimet e të tjerëve – edhe kur e dini që puna juaj nuk ka vërejtje.


Rethojeni veten me njerëz që nuk frikësohen të ua thonë të vërtetën dhe mënjanoni ata që ua thonë vetëm atë që ju keni dëshirë ta dëgjoni. Këta njerëz nuk janë shokët tuaj, këta tipa kanë një qëllim tjetër. Përsosuria juaj arrihet duke bashkëpunuar me ata njerëz që kanë vizion dhe qëllme të mëdha. 


Provoni atë që më herët nuk e keni provuar dhe jini të hapur ndaj mundësive të reja.


Përderia nuk jeni vazhdimishit duke u përmirësuar dhe duke punuar me njerëz më të mirë, ju kurrë nuk do mundeni  t’i provoni gjërat e reja dhe të jeni të hapur ndaj mundësive të reja. 


Kur ta përmirësoni vetveten, punën tuaj dhe kur krijoni gjëra të reja atëherë mundësitë do vinë vet. Kur ju të përmirësoheni dhe zhvilloheni si person atëherë ju do jeni si magnet për mundësitë e reja.


5. Kurrë mos e harroni qëllimin se pse po bëni atë që jeni duke bërë

“Shumë shpesh ndodh që të shkëmbeni pasionin për famë dhe triumph, mos e humbni mbajtësin e ëndrrave të së kaluares. Lufto që t’i mbani ato ëndrra gjallë”

-Survivor, Eye of the Tiger


Më dëshpëron fakti kur shumë shpesh shoh njerëz që hudhin në humnerë vlerat e tyre duke shpresuar për një sukses të shpejtë.


Kur shoh që po ndodh kjo, e di që këta njerëz nuk do të kenë sukses në peridhë afat gjatë. Duket qartazi që ata nuk kanë qëllim, apo thjeshtë e kanë harruar atë. Ata nuk e njohin mirë vetveten dhe si pasojë e kësaj nuk e dinë se për nga janë drejtuar. Rruga tyre ka shumë pengesa.


Atë moment që filloni të bëni kompromise, ju nuk do ndaloni së bëri kompromise. Ashtu siç ka thënë eksperti i inovacionit Clayton Christensen:


Shumë prej nesh kemi bindur veten që nuk është shumë e gabuar që t’i thyejm rregullat që ia kemi vënë vetës “vetëm këtë herë”. Në mendjen tonë ne i arsyetojmë këto vendime të vogla. Asnjëra nga këto vendime kur i merr për herë të parë nuk duken si vendime që të ndryshojnë jetën. Pasojat e këtyre vendimeve janë shumë të vogla. Por kur konsiderojmë secilin nga këto vendimet që ne po i quajmë të vogla, dhe i shohim ato nga një perspektivë tjetër, vetëm atëherë mund të shohim se jemi bërë ai personi që kurrë nuk kemi dashur të jemi.


Kjo fatkeqësisht është shumë e zakonshme.

Është bërë aq e zakonshme sa në fakt presim që këto kompromise të ndodhin. Kështu pak njerëz bëhen më të mirët në atë që bëjne. Ata përfundojnë duke u bërë krejt diçka tjetër.


Përfundim

Të qenurit më të mirët do të thotë që kurrë të mos kënaqeni me atë që keni arritur.

Duhet që vazhdimisht ta përmirësoni vetën.


Kur jeni më të mirët e dini që do të arrini sukses sepse e njihni veten dhe nuk ndryshoni

në atë që besoni. 


Kur jeni më të mirët ju i merrni hapat fillestar, vazhdimisht e vendosni veten në situata që iu bëjne më të mirë se sa jeni. Provoni që t’i përmirësoni të gjitha gabimet.


Zhvillohuni.


Ky është udhëtimi juaj. Fillojeni atë.





Robert Gashi
Lexues i flakt.

Gjithashtu lexoni


0 komente