64x64
Iliriana Ibraj
Me mujt nuk kisha flejtë kurrë, se boll kemi me flejtë anej.
25 Maj 2018 · 2 min lexim

Diplomën n'xhep, e kryt përpjetë!

Diplomën n'xhep, e kryt përpjetë!

N'Kosovën tonë të vogël vetëm në vitin akademik 2015/2016 në Universitetin e Prishtinës në nivelin Bachelor dhe Master kanë diplomuar 6,233 studentë (duke mos i përfshi edhe të diplomuarit në universitetet e tjera). Dhe të gjithë këta ekonomist, jurist, inxhiniera, biolog...presin të punësohen në punë profesionale, apo më saktë t'bëhen shefa!

Kush po thotë që n'Kosovë nuk ka punë? Kosova ka shumë punë, por ka edhe ma shumë njerëz me komplekse.

Secili prej nesh duhet me ja fillu prej -10, as prej zeros jo se veç qashtu ja dimë vlerën gjanave. E kjo arrihet kur të i mësojmë shprehitë e punës, kur fillojmë me punu pa kqyr me u bo menaxher/e menjëhere dhe mbi të gjitha kur i mshel veshtë se çka po të thojnë të tjerët dhe i hap sytë për veti e punon shumë për me arritë edhe shef me u bo.


Nëse e ke kry kontabilitetin, nisja bre puno në recepcion, nuk është marre. Nëse ke kry psikologji, nisja bre puno vullnetar/e në ndonjë OJQ. Nëse ke kry edukim, nisja bre bon praktika n'shkolla. Nisja mëso një gjuhë t'huaj, mëso ndonjë program kompjuterik, lexo qysh hapet një biznes...Oh sa shumë gjana munden me u bo! Mos mendo me hi në punë t'shtetit e me u rahatu me orar 8 - 16, jeta është ma shumë se aq. Vetëm nisja diku, mandej rrugët hapen vet!


Kur si shoqni i lëmë anash komplekset, atëhere ka me pas punë për krejt. E për diplomë qatëhere më s'na bjen n'mend, se përballemi me realitetin që na rrethon e bile na vërtetohet edhe njëhere që diploma qenka vetëm 'hekje gajle'. Diplomën po e lëmë n'goblen e hajde t'përballem me gajlet e vërteta.





Iliriana Ibraj
Me mujt nuk kisha flejtë kurrë, se boll kemi me flejtë anej.

Gjithashtu lexoni


0 komente